Bisedimet,javës tjetër në Prishtinë
Bisedimet mes palës serbe dhe asaj kosovare për trashëgiminë kulturore në Kosovë janë planifikuar të mbahen javën e ardhshme në Prishtinë, sipas mediave. Takimi pritet të jetë në formatin e një tryeze të rrumbullakët, ku do të jenë të pranishëm dhe përfaqësues të UNMIK-ut dhe ekspertë të UNESCO-s e Këshillit të Evropës. Prishtina ka pranuar të bisedojë vetëm në rast se nuk preket statusi i Kosovës, ndërsa Beogradi ka deklaruar se bisedimet do të përqendrohen tek statusi dhe gjashtë-pikëshi i Bam Ki Munit.