E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin në pistë, i çmendur pas ABBA-ve

 

Kryeministri rus, Vladimir Putin ka organizuar një festë me një grup muzikor, të cilët kanë kënduar ‘live’ sukseset e ABBA-ve, grupit të tij të preferuar. Mbrëmja është organizuar në veri të Moskës, pranë liqenit Valdai, ndërsa Putin ishte i shoqëruar nga një zonjë dhe tetë miq të tjerë të zgjedhur. Në këtë vend në të kaluarën Putin organizonte takime të nivelit të lartë. Pas notave të para, Putin e ka shijuar në maksimum muzikën dhe ka zbritur në pistën e vallëzimit duke kërcyer me krahë hapur. Për një shifër të barazvlefshme me 30 mijë dollarë, ka prenotuar “Bjorn Again”, një nga “bandat tribute” më të njohura të Abba-ve të krijuar në vitin 1989. Solisti i “Bjorn Again”, Rod Stephen, tha se grupi kishte në repertor këngë hite të Abba-ve, si “Super Trouper” apo “Mamma Mia”. Zëdhënësi i Putin e ka mohuar organizimin e kësaj mbrëmjeje nga kryeministri.   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›