E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barak Obama kryeson ndaj Mekejnit

 

Sondazhet e fundit të opinionit publik në Shtetet e Bashkuara tregojnë se kandidati demokrat për president, senatori i Illinoisit, Barak Obama është më i preferuar dhe ka epërsi ndaj rivalit të tij republikan, senatorit Xhon Mekein. Sondazhet u kryen në prag të debatit të tretë e të fundit presidencial, i cili është skeduar për të mërkurën. Sipas vlerësimeve të fundit publike, Obama gëzon një mbështetje prej 6 për qind më të madhe se sa republikani Mekein. Vetëm prej votuesve femra ai mbështetet 12 për qind më shumë, ndërsa te votuesit meshkuj, të dy kandidatët gëzojnë mbështetje thuajse të barabartë. Të mërkurën zhvillohet debati i fundit para zgjedhjeve të 4 nëntorit. Dy ditë më parë Mekein u ka bërë thirrje përkrahësve të tij që të ta respektojnë Obamën, (pas fyerjeve të tyre kundër tij). Dhe Obama ia ktheu falënderimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›