E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barak Obama, një vit President

Autori i Lajmit: RedaksiaUashington - Një vit më parë, Barak Obama u inaugurua Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një vit historik për familjen e ish-senatorit amerikan, përshirë ballon e përurimit, deficitin 3 trilionë dollarësh, Çmimin Nobel për Paqe, moda e ndjekur nga Zonja e Parë, një përqafim për mbretëreshën, vajzat dhe një qen. Presidenti Obama premtoi një epokë të re në angazhimet ndërkombëtare amerikane dhe dërgoi përfaqësues të posaçëm për të trajtuar problemet kryesore të politikës së jashtme gjatë vitit të parë të administratës së tij. Megjithatë, viti i tij i parë në këtë post mund të mbahet mend më mirë për konsultimet e tejzgjatura të Shtëpisë së Bardhë që çuan në vendimin e dhjetorit për shtimin e numrit të trupave amerikane në Afganistan. Që nga fillimi, zoti Obama dhe sekretarja e tij e Shtetit, Hilari Klinton, premtuan një politikë të jashtme më pajtuese. Duke folur me gazetarët, pasi ishte emëruar si kryediplomatja e Uashingtonit, zonja Klinton shpjegoi se si do të ndryshonte politika e jashtme e administratës së re nga ajo e presidentit Xhorxh Bush. “Ne e dimë se siguria jonë, vlerat dhe interesat tona nuk mund të mbrohen dhe të përparojnë vetëm me anë të forcës. Dhe jo vetëm nga amerikanët. Ne duhet të ndjekim një diplomaci të fuqishme, duke përdorur të gjitha mjetet për të ndërtuar një të ardhme me më shumë partnerë dhe më pak kundërshtarë”. Presidenti e mbajti fjalimin e tij të parë përballë një audience të jashtëzakonshme. Majde, surprizat nisën që atë ditë. Obamat kërcyen nga limuzina dhe nisën ta përshkonin në këmbë një pjesë të mirë rrugës. Çifti ishte i pranishëm në shumë ballo përurimi, ndërsa fëmijëve Sasha dhe Malia iu rezervua një surprizë e madhe. Ata u zhvendosën në Shëtpinë e Bardhë, të cilën më parë e modeluan sipas shijes së tyre. Të gjithë ishin shumë të shqteësuar për shkollën që do të ndiqnin vajzat. Presidenti e dinte se do të trashëgonte një ekonomi të dobët, një luftë në Afganistan, një luftë në Irak dhe një deficit buxhetor 3 trilionë dollarësh. Por ai premtoi se amerikanët do ti mposhtnin këto sfida. Madje, fjalimin e tij të parë përpara Kongresit, Presidenti e shfrytëzoi pikërisht për të diskutuar për ekonominë. Ai firmosi gjithashtu një ligj shërbimi kombëtar që në 100 ditët e para të qeverisjes. Obama mundi të mblidhte së bashku kundërshtarët e brendshëm politikë në një pasdite piknik, ku dukej me të vërtetë i entuziazmuar. Pavarësisht kritikave, presidenti arriti të merrte Çmimin Nobel për Paqe, ndërsa sot është angazhuar plotësisht në mbështetje të Haitit, vendit që u rrafshua nga një tërmet shkatërrimatar. Zonja e Parë, Mishele Obama, ka bërë mikesha shumë të ngushta në këtë 356 ditësh të parë në Shtëpinë e Bardhë, ndër të cilat mund të përmendim moderatoren e famshme, Oprah, madje ka arritur të përqafojë dhe mbretëreshën e Anglisë, duke dalë nga kornizat jofleksibël të pallatit mbretëror. Ajo i ka kushtuar një rëndësi të veçantë dhe modës. Misheles i pëlqen shumë kopshtaria dhe ka zgjedhur një kënd të veçantë të Shtëpisë së Bardhë për të kultivuar prodhime të freskta për familjen e saj. Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur që prej kohës kur aty jetonte Eleonor Ruzvelt. Zonja e Parë u ka bërë dhe një lutje amerikanëve që të ndihmojnë Haitin. Fëmijët Sasha dhe Malia janë fëmijët më të vegjël që jetojnë në Shtëpinë e Bardhë që prj 30 vjetësh. Por Obamat kanë vendosur dhe një rekord tjetër. Në Shtëpinë e Bardhë jeton dhe gjyshja e parë, Marian Robinson, (nëna e Misheles).

Ky lajm është publikuar: 20/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›