Vizitori misterioz mungon në varrin e Edgar Allan Poe
Autori i Lajmit: A.D
Baltimore – Një vizitor misterioz, i cili lë trëndafila dhe konjak në varrin e shkrimtarit amerikan, Edgar Allan Poe, çdo përvjetor të lindjes së tij, nuk u shfaq mëngjesin e së enjtes, duke thyer kështu një ritual që nisi 60 vjet më parë. “Jam i turbulluar”, - tha Jeff Jerome, muratori i shtëpisë dhe muzeut të shkrimtarit amerikan. “Nuk e di se çpo ndodh”. Kjo traditë ka nisur të paktën që prej vitit 1949, sipas njoftimeve të gazetave të asaj kohe, - shtoi Jerome. Që prej atëherë, një person i paidentifikuar, çdo 19 janar, shkonte pranë varrit të tij dhe linte tre trëndafila dhe një shishe gjysmë të mbushur me konjak. Kjo datë është shndërruar në një ditë pelegrinazhi për adhuruesit e Poes, disa prej të cilëve udhëtojnë për qindra kilometra për të qenë të pranishëm atje. Në orën 5:30 të mëngjesit të së enjtes së 19 janarit, Jerome u shfaq nga brenda kishës për të kontrolluar si çdo vit gjurmët e vizitorit misterioz, por u tha adhuruesve të tjerë të pranishëm se këtë vit ai kishte munguar.
Ky lajm është publikuar: 20/01/2010