E Shtunë, 31 Tetor 2026

Silvio Berluskoni, sa kushton?

Autori i Lajmit: RedaksiaRomë - Llogari jashtë kontrollit, miliona të hedhura për programet e kavalierit dhe sekretare të paguara si drejoresha. Ja se si e ka transformuar Berluskoni presidencën e këshillit në një pallat mbretëror. Në një mbretëri ku shpenzimet janë të jashtëzakonshme. Me mbi një miliardë euro të djegura prej burokracisë, sot pallati i qeverisë italiane numëron 1400 persona më shumë sesa parashikohej. Këto shifra janë një çmenduri, të paimagjinueshme për një Itali normale ku sipërmarrjet private po shkurtojnë punëtorët gjithnjë e më shumë për shkak të krizës ekonomike. Por kjo nuk ndodh për presidencën e këshillit, ku mrekullia përsëritet në katet më të larta të nomenklaturës berluskoniane. Merrni për shembull Marinela Brambilan, sekretaren historike të kavalierit, që prej më shumë se 20 vjetësh organizon axhendën e tij. Manlio Strano u bë sekretari i Përgjithshëm i Pallatit Kixhi prillin e shkuar. Kualifikimi i tij? Menazher i përgjithshëm. Po përpiquni të gjeni dhe profesionin e besnikes Brambilla. Edhe ajo menaxhere e përgjithshme. Por Brambila nuk është e vetmja që i ka ndodhur një mrekulli. Me të janë vlerësuar me poste shumë të rëndësishme dhe Lina Koleta, sekretarja e Xhani Leta, Maria Serena Ziliotto që ndihmon zëvendësekretarin e Politikave për Familjen, Karlo Xhovanardi dhe Patricia Rosi, të cilët kujdesen për axhendën e nënsekretarit të Sportit, Roko Krimi. Por shkollimi nuk është e vetmja anomali që ka përfshirë presidencën e Këshillit. Sipas të dhënave në pallatin Kixhi punojnë 4.500 persona, 1400 më shumë se çparashikohej nga organika, dhe kjo mjafton për të reflektuar tashmë se shpenzimet e numrit një të qeverisë italiane kanë dalë jashtë kontrollit. 3 miliardë e 621 milionë në vitin 2006; 4 miliardë e 280 milionë në 2007; akoma më shumë, 4 miliardë e 294 milionë, më 2008. Para këto që financojnë dhe strukturat e atashuara nën qeverinë e Berluskonit, nga zyrat direkte të bashkëpunimit tek rrjetet e departamenteve, nga zëvendësministra dhe ministra pa portofole. Pallati Kixhi është një rrjet që vështirë se mund të depërtosh. Zyrat nisin që nga stafi i Berluskonit, këshilltarët diplomatikë, ushtarakë etj. dhe deri tek ata më të thjeshtët që merren me mirëmbajtjen, bilancet, kontrollet etj. Dhe për të financuar këtë aparat të pafund që shpenzimet kanë arritur shifrën rekord, ndërsa për 2009-ën pritet që shifrat të shënojnë një rekord të ri. Italianët e dinë shumë mirë se sa kujdeset Berluskoni për të ruajtur imazhin e tij. Dhe jo rastësisht ai i organizon daljet e tij në publik për të shfytëzuar më së miri hapësirat televizive. Por kavalieri ka ftuar në zyrën e tij dhe dy personazhe që kurojnë daljet e tij në publik. Mario Katalano, ish-skenografi i filmave erotikë në vitet 1980 dhe Roberto Gasparoti, ish- teleoperator i kompanisë “Fininvest”.

Ky lajm është publikuar: 20/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›