Haiti, flet presidenti Preval
Autori i Lajmit: A.DraloI dërguari i revistës italiane “Lespresso” ka takuar presidentin haitian, Rene Preval. Ja se si iu përgjigj presidenti pyetjeve të emergjencës, për raportet me misionin e OKB-së dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që do të dërgojnë 3.900 trupa në ishullin e shkatërruar. Ndërsa për sa i përket situatës së sigurisë, presidenti përgjigjet: A kini parë ndonjëherë një situatë të tillë”? Dhe shton përsëri: “A kini parë ndonjëherë një vend të shkatërruar nga një katastrofë pa ndonjë problem me sigurinë”? Dy ditë më parë presidenti venezuelian, Hugo Çavez, kritikoi përpjekjet humanitare të SHBA-së në Haiti. “Duket se amerikanët po okupojnë ushtarakisht Haitin”, - tha ai. Obama, dërgo medikamente, mjekë dhe ujë, e jo ushtarë”,- tha presidenti i Venezuelës. Intervista u zhvillua në rrugë dhe presidenti e ndërpreu më shumë se një herë bashkëbisedimin me gazetarin Roberto di Karo.
Zoti President, situata është e tmerrshme, mungon ushqimi dhe uji, kufomat janë në mes të rrugëve dhe shteti haitian duket i pafuqishëm në një situatë të tillë. Kush duhet ti drejtojë operacionet e shpëtimit dhe rimëkëmbjes? Misioni Minustah i OKB-së që ndodhet këtu prej gjashtë vitesh tashmë apo amerikanët, të cilët pritet të dërgojnë 3.900 trupa?
Jeni i zoti. Me sa duket, bëtë pyetjen dhe dhatë dhe përgjigjen njëkohësisht. Përgëzimet e mia.
A është e mundur të kontrollosh këtë situatë emergjence? Si i bëhet me Minustahin?
Keni të drejtë situata është katastrofike. Do të kishte qenë e tillë për cilindo vend. Haiti, i cili ishte i dobët, ka akoma më shumë nevojë për ndihmë. Siç ju e shikoni ndihmat e ndërkombëtarëve janë mobilizuar në masë. Tashmë i rëndësishëm është kordinimi i tyre.
Por kush duhet ti koordinojë ato?
Shteti haitian, OKB-ja dhe agjencitë e tjera ndërkombëtare. Sapo kemi përfunduar një takim lidhur me këtë argument.
Dhe çfarë keni vendosur nga ky takim?
Kemi vendosur të ngremë një strukturë koordinimi.
Çfarë mund të më thoni për sigurinë. Vjedhjet në dyqane, rojet private që vrasin hajdutët... si mund të kontrollohet situata me një polici që ka vetëm 40 për qind të efektivave të vetë në detyrë? A ka probleme të misionit të OKB-së?
A kini parë ndonjëherë ndonjë shtet që ka kaluar një katastrofë të tillë të ngjashme?
Jo kurrë...
... dhe që presidenti të ketë një problem me sigurinë?
Kam parë Irakun
..keni parë Irakun, Shtetet e Bashkuara, Italinë...
Dhe Afganistanin. Më thoni diçka për rindërtimin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar lehtësime në eksport-importin, i cili po ju ndihmon në këto momente që po ju ndihmon në një moment ë tillë, ndërsa nga ana tjetër Venezuela e Hugo Çavezit po ju ofron naftë me një çmim të favorshëm. A duhet bërë një zgjidhje apo jo?
Dua të shtoj se ne nuk e bëjmë prej vitesh tregtinë me Çavezin dhe nuk kemi pasur probleme me amerikanët.
Këshilli i Sigurimit vendos për trupa shtesë në Haiti
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara votoi ditën e djeshme për të dërguar 3 mijë e 500 trupa dhe forca policie shtesë për të mbështetur përpjekjet paqeruajtëse në Haitin e shkatërruar nga tërmeti. Votimi bëhet pikërisht një javë pasi tërmeti vdekjeprurës rrënoi kryeqytetit Port-O-Princ dhe zonat përreth tij. Rreth 2 mijë e 200 marinsa kanë mbërritur në vendin e Karaibeve me anijen amfibe USS Bataan. Gjeneralmajori Kornell Uillson thotë se dërgimi i tyre e çon numrin e përgjithshëm të personelit ushtarak amerikan në atë zonë, në mbi 7 mijë. Gjenerali Uillson thotë se kjo forcë me bazë në det do të kryejë një numër operacionesh aty ku qasja në tokë është e vështirë dhe do të qëndrojë për sa kohë të jetë e nevojshme.
Ndihmat për Haitin, përmes ajrit, tokës e ujit
Amerikanët janë përgjegjës për logjistikën dhe ndihmat në Haiti. Autoritetet amerikane po konsiderojnë nëse të përdorin ndihma nga ajri në gjithë Haitin për të mbijetuarit, me gjithë shqetësimet se kjo mund të shkaktojë trazira. Paketa me ushqime dhe ujë të pijshëm u hodhën në një zonë të sigurt pranë kryeqytetit, Port au Prince. Ngarkesa e parë me ndihma që erdhi në Haiti nga porti ka filluar të shkarkohet. Porti u dëmtua ndjeshëm nga tërmeti dhe anijet e mëdha e kanë pasur të vështirë të ankorohen atje. Shpërndarja e ndihmave përmes rrugëve automobilistike është penguar nga shqetësimet për sigurinë e tyre. Kamionët janë shoqëruar me eskorta ushtarake. Ditën e hënë, policia e OKB-së valëviti shkopinjtë e gomës për të detyruar turmat që të largoheshin prej ndihmave. Ndërkohë që presidenti francez, Nikolas Sarkozi, ka ndërhyrë për të shpërndarë disa njoftime për ndarje që thuhet se ekzistojnë midis Parisit dhe Uashingtonit mbi ndihmën që po i dërgohet Haitit. Zoti Sarkozi doli me një deklaratë ku mirëpriste atë që ai e quajti mobilizim i jashtëzakonshëm i SHBA-së drejt Haitit dhe vlerësoi rolin e rëndësishëm, që ata po luanin në terren. Ish-presidenti amerikan Bill Klinton, që është i ngarkuari special i OKB-së për Haitin thotë se bashkëpunimi mes amerikanëve dhe trupave të OKB-së është duke përmirësuar përpjekjet e ndihmës. Zoti Klinton tha se ushtria amerikane ka bërë një punë të mirë në organizimin e aeroportit të kryeqytetit. Ai tha se operacionet e ndihmës ishin bërë më të qeta. "Jam i inkurajuar nga marrëveshja që nënshkruan sekretarja amerikane e Shtetit dhe presidenti Preval dhe momorandumi i mirëkuptimit mes trupave amerikane, që OKB-ja të vendosë sigurinë, ndërsa amerikanët të sigurojnë logjistikën dhe shpërndarjen", - tha Bill Klinton. Shtetet e Bashkuara thonë gjithashtu se do të lejojnë fëmijët jetimë që të vendosen përkohësisht në SHBA me qëllim që të marrin trajtim mjekësor.
Ky lajm është publikuar: 20/01/2010