E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barak Obama, tani dhe markë celularësh në Kenia

Celulari, Barak Obama

Në Kenia një prodhues telefonash ka vendosur që të bëjë një celular të dedikuar Barak Obamës.

Uashington, 17 Janar, 12:03, NOA - Obama mania ka arritur kufijtë e të pabesueshmes. Në Kenia një prodhues telefonash ka vendosur që të bëjë një celular të dedikuar Barak Obamës.

Telefoni është quajtur Barak Obama, që në datën 20 Janar merr zyrtarisht detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Celulari me emrin Obama, është një model ultra-ekonomik dhe ka një kosto prej afro 30 dollarësh amerikanë.

Në pjesën e përparme të telefonit është e shkruar Mi-Obama, ndërsa në pjesën e pasme të celulari është e shkruar shprehja e famshme e fushatës së Barak Obamës, “Yes We Can”, (Po Ne Mundemi). 

c.a/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›