Ministri i Sigurisë, Mujota: Në FSK edhe pakica serbe

Prishtinë, 17 Janar, 11:18, NOA - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota ka deklaruar se rreth 10 për qind e pjesëtarëve të forcës së re të sigurisë do të jenë nga radhët e pakicave.
Ai tha se qeveria synon që të emërojë një zv/ministër të Forcës së Sigurisë nga komuniteti serb.
Mujota është shprehur i kënaqur me interesimin e komuniteteve pakicë, përfshirë atë serbe për të qenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kjo forcë do të fillojë zyrtarisht misionin e saj më 21 janar.
a.b/NOA