Barak, në gjurmët e Abrahamit
Barak Obama, me barrën
e rëndë të krizave glo
bale mbi shpinë, ka ven
dosur që të gjejë mbështetje
te një nga frymëzuesit më të
mëdhenj të kombit dhe të tij personalisht,
që si vetë Presidenti i ri,
ka qenë një avokat elokuent nga
Ilinoisi dhe betimin e bëri në një
tjetër kohë krize të madhe kombëtare.
Përgatitjet për përurimin
e së martës kanë pasur në
qendër të tyre një shembull
frymëzues: Abraham Linkolnin.
Obama ka ndërmarrë një udhëtim
me tren nga Filadelfia për të ndjekur
gjurmët e Linkolnit, që konsiderohet
si Presidenti më i madh
i Shteteve të Bashkuara. Nga Filadelfia,
ai u nis me tren drejt
Uashingtonit, për të bërë betimin
presidencial e për të hapur kështu,
siç pritet edhe nga Obama, një
faqe të re në historinë e Tokës së
Lirisë. Sot, Obama do të bashkohet
me pjesëmarrësit e shumtë të
koncertit rok në Memorialin
Linkoln dhe betimin presidencial
do ta bëjë me Biblën e Presidentit
të Madh, pra me të njëjtën e përdorur
prej tij 148 vjet më parë. Titulli
i fjalimit do të jetë "Rilindja e
Lirisë", ndërsa menyja e banketit
zyrtar, pas ceremonisë, do të jetë
shumë e thjeshtë dhe e njëjtë me
atë të banketit të Linkolnit pra:
fruta deti të ziera, mish fazani dhe
kek me mollë. Këtu nuk kemi të
bëjmë me një kopjim të trashë të
shijeve dhe rrugëtimit të Presidentit
të madh nga ana e Presidentit
të ri, por me nevojat e këtij
të fundit që të ketë një simbol e
një hero udhërrëfyes në rrugën e
tij. Sigurisht që mund të mendohet
se për një President me
ngjyrë do të kishte qenë më e
natyrshme marrja shembull nga
Martin Luter Kingu, heroi i
ekzekutuar i të drejtave të njeriut,
por Obama ka zgjedhur të
fokusohet te një tjetër hero, gjithashtu
pre e atentatit, si Linkoln.
Është një zgjedhje që Obama e ka
bërë në nevojën e pasjes së një
udhërrëfyesi në ujërat e rrezikshëm
të lundrimit të tij presidencial.
Abraham Linkolni ka qenë, në
fakt, heroi i kahershëm i Obamës
dhe deklarimi i kësaj lidhjeje të tij
me Presidentin e ndjerë i ka sjellë
jo rrallë Obamës edhe kritika.
Kështu për shembull, katër vjet
më parë, kur sapo ishte zgjedhur
në Senat, Obama shkroi për herë
të parë: "Ardhja e Linkolnit nga
një shtresë e varfër, mjeshtëria e
tij në oratori dhe ligje, aftësia për
të kapërcyer humbjet personale
dhe vullneti për të qëndruar besnik
i idealit të tij edhe përballë
humbjeve të përsëritura, të gjitha
këto më sjellin ndërmend jo
vetëm përpjekjet e mia, por edhe
elementin themelor të jetës
amerikane, besimin e patundur
që ne mund t‘ia nisim nga e para
kur është fjala për realizimin e
ëndrrave tona të mëdha". Është
pjesa e dytë e kësaj fjalie ajo që u
shndërrua në kredon politike të
Obamës. Me vetëdije të plotë, ai
zgjodhi nisjen e fushatës së tij për
President të Shteteve të Bashkuara
të Amerikës në Springfield,
njësoj si Linkoln, në vitin 1858, kur
u zotua të ndalte Luftën Civile
dhe ndarjen e vendit. Natën e
zgjedhjes së tij, 4 nëntorin e kaluar,
Obama citoi një tjetër frazë me
të cilën Linkoln i drejtohej një kombi
të hutuar e në kaos: "Ne nuk
jemi armiq, por shokë. Edhe pse
pasioni mund të jetë shterur, kjo
nuk duhet të shkatërrojë humanizmin
në marrëdhëniet tona".
Gjatë gjithë këtyre dy viteve të
përpjekjes së tij presidenciale dhe
sidomos në finishin e saj dhe
fillimin e epokës së Presidencës së
tij, Obama nuk ka reshtur së përmenduri
Linkolnin. Nën shembullin
e Presidentit të madh, ai ka
dhënë vazhdimisht mesazhin se
Amerika ndodhet në një pikë kritike,
por njëherazi edhe transformuese
të historisë së saj dhe për
të përballuar situatën e shmangur,
përçarjet duhet të bëhen
bashkë e të shmangë dasitë.
"Detyra ime është që të shpjegoj
me sa më ndershmëri që të jetë e
mundur se cilat janë rrethanat,
cilat janë idetë më të mira që do të
na ndihmojnë të përballojmë sfidat.
Nëse do ta bëj një gjë të tillë,
kam besim se së bashku do të zgjidhim
të gjitha problemet. Ajo çka
Obama po trashëgon është pa
dyshim një nga barrat më të rënda
të historisë së Shteteve të Bashkuara
të Amerikës: një ekonomi
në rënie të lirë, luftëra katastrofike
jashtë vendit dhe një imazh të
dëmtuar të Shteteve të Bashkuara.
Ndonjëherë është e vështirë
të kuptosh se çfarë kërkon të
bëjë Obama dhe reagimet ndaj tij
kanë qenë të ndryshme, pozitive,
të mesme, por edhe të egra.
Obama, si Linkolni, ka premtuar
që të sjellë në qeverisje njerëz të
aftë, qofshin këta edhe kundërshtarë.
Ai u përpoq që të rikrijonte,
po në gjurmët e Linkolnit
"ekipin e rivalëve", duke emëruar
kundërshtarë politikë brenda
demokratëve si Klinton, apo republikanin
Gates. Kritika ka pasur
nga e majta për lëshime ndaj republikanëve,
duke premtuar
reduktime substanciale të taksave
për mbështetjen që pret t‘i
japin me miratimin në Kongres të
paketës stimuluese ekonomike
prej 800 miliardë dollarësh. Kritika
ka pasur edhe nga radhët e liberalëve,
duke qenë se Obama,
deri tani, ka pasur një qëndrim
shumë të përcaktuar pro Izraelit
në politikën e jashtme dhe qëndrim
pa kompromis në çështjet
që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare.
Linkoln, në kohën e tij,
përdori fjalimin përurues për të
parashtruar sfidat ndaj rebelëve
të shteteve të Jugut me fjalët: "A
do të kemi paqe, apo shpatë?",
ndërkohë që po të njëjtin fjalim e
mbylli me thirrje për bashkimin e
vendit. Me gjithë fjalët historike,
gjërat nuk funksionuan në fillim,
duke qenë se Linkolni u akuzua
për tradhti nga Frederik Daglas
dhe lufta civile nuk u shmang. Në
librin e tij "Guximi për të shpresuar",
Obama e mbron Linkolnin,
duke thënë se "pazaret" e tij me
Jugun nuk kishin të bënin me
akuzat për braktisje të idealeve,
por me njohjen dhe ndërgjegjësimin
e "çmimit të tmerrshëm", që
duhet paguar për të ndjekur të
"vërtetat absolute". Por viti 2009
nuk është 1861-shi. Amerika sigurisht
që nuk ndodhet në pragun
e luftës civile dhe që nga koha e
Linkolnit ka bërë një rrugë të gjatë
në drejtim të shërimit të dasive
racore, çka u shfaq edhe me
zgjedhjen e një Presidenti të zi.
Ndryshe nga Obama, Linkolni
mori vetëm 39% të votave, duke
mos pasur mbështetjen e Jugut.
Fjalimi i tij i parë si President është
shumë poetik dhe u përshëndet
nga vetëm 30 mijë persona, të
cilët kishin ardhur nga anë të
ndryshme të vendit përmes
udhëtimit me tren. Për sa i përket
fjalimit të Obamës, të martën ai do
të ndiqet nga rreth 1 milion vetë
që do të jenë të pranishëm në
Uashington dhe miliarda të tjerë
në të gjithë botën. Për hir të së
vërtetës, pozicioni i Obamës është
shumë më i favorshëm se ai i
Linkolnit në të njëjtën periudhë
të Presidencës së tij dhe kjo do të
thotë që për të do të jetë shumë
më e lehtë që të ndjekë dhe të
luftojë për bindjet e tij.
e rëndë të krizave glo
bale mbi shpinë, ka ven
dosur që të gjejë mbështetje
te një nga frymëzuesit më të
mëdhenj të kombit dhe të tij personalisht,
që si vetë Presidenti i ri,
ka qenë një avokat elokuent nga
Ilinoisi dhe betimin e bëri në një
tjetër kohë krize të madhe kombëtare.
Përgatitjet për përurimin
e së martës kanë pasur në
qendër të tyre një shembull
frymëzues: Abraham Linkolnin.
Obama ka ndërmarrë një udhëtim
me tren nga Filadelfia për të ndjekur
gjurmët e Linkolnit, që konsiderohet
si Presidenti më i madh
i Shteteve të Bashkuara. Nga Filadelfia,
ai u nis me tren drejt
Uashingtonit, për të bërë betimin
presidencial e për të hapur kështu,
siç pritet edhe nga Obama, një
faqe të re në historinë e Tokës së
Lirisë. Sot, Obama do të bashkohet
me pjesëmarrësit e shumtë të
koncertit rok në Memorialin
Linkoln dhe betimin presidencial
do ta bëjë me Biblën e Presidentit
të Madh, pra me të njëjtën e përdorur
prej tij 148 vjet më parë. Titulli
i fjalimit do të jetë "Rilindja e
Lirisë", ndërsa menyja e banketit
zyrtar, pas ceremonisë, do të jetë
shumë e thjeshtë dhe e njëjtë me
atë të banketit të Linkolnit pra:
fruta deti të ziera, mish fazani dhe
kek me mollë. Këtu nuk kemi të
bëjmë me një kopjim të trashë të
shijeve dhe rrugëtimit të Presidentit
të madh nga ana e Presidentit
të ri, por me nevojat e këtij
të fundit që të ketë një simbol e
një hero udhërrëfyes në rrugën e
tij. Sigurisht që mund të mendohet
se për një President me
ngjyrë do të kishte qenë më e
natyrshme marrja shembull nga
Martin Luter Kingu, heroi i
ekzekutuar i të drejtave të njeriut,
por Obama ka zgjedhur të
fokusohet te një tjetër hero, gjithashtu
pre e atentatit, si Linkoln.
Është një zgjedhje që Obama e ka
bërë në nevojën e pasjes së një
udhërrëfyesi në ujërat e rrezikshëm
të lundrimit të tij presidencial.
Abraham Linkolni ka qenë, në
fakt, heroi i kahershëm i Obamës
dhe deklarimi i kësaj lidhjeje të tij
me Presidentin e ndjerë i ka sjellë
jo rrallë Obamës edhe kritika.
Kështu për shembull, katër vjet
më parë, kur sapo ishte zgjedhur
në Senat, Obama shkroi për herë
të parë: "Ardhja e Linkolnit nga
një shtresë e varfër, mjeshtëria e
tij në oratori dhe ligje, aftësia për
të kapërcyer humbjet personale
dhe vullneti për të qëndruar besnik
i idealit të tij edhe përballë
humbjeve të përsëritura, të gjitha
këto më sjellin ndërmend jo
vetëm përpjekjet e mia, por edhe
elementin themelor të jetës
amerikane, besimin e patundur
që ne mund t‘ia nisim nga e para
kur është fjala për realizimin e
ëndrrave tona të mëdha". Është
pjesa e dytë e kësaj fjalie ajo që u
shndërrua në kredon politike të
Obamës. Me vetëdije të plotë, ai
zgjodhi nisjen e fushatës së tij për
President të Shteteve të Bashkuara
të Amerikës në Springfield,
njësoj si Linkoln, në vitin 1858, kur
u zotua të ndalte Luftën Civile
dhe ndarjen e vendit. Natën e
zgjedhjes së tij, 4 nëntorin e kaluar,
Obama citoi një tjetër frazë me
të cilën Linkoln i drejtohej një kombi
të hutuar e në kaos: "Ne nuk
jemi armiq, por shokë. Edhe pse
pasioni mund të jetë shterur, kjo
nuk duhet të shkatërrojë humanizmin
në marrëdhëniet tona".
Gjatë gjithë këtyre dy viteve të
përpjekjes së tij presidenciale dhe
sidomos në finishin e saj dhe
fillimin e epokës së Presidencës së
tij, Obama nuk ka reshtur së përmenduri
Linkolnin. Nën shembullin
e Presidentit të madh, ai ka
dhënë vazhdimisht mesazhin se
Amerika ndodhet në një pikë kritike,
por njëherazi edhe transformuese
të historisë së saj dhe për
të përballuar situatën e shmangur,
përçarjet duhet të bëhen
bashkë e të shmangë dasitë.
"Detyra ime është që të shpjegoj
me sa më ndershmëri që të jetë e
mundur se cilat janë rrethanat,
cilat janë idetë më të mira që do të
na ndihmojnë të përballojmë sfidat.
Nëse do ta bëj një gjë të tillë,
kam besim se së bashku do të zgjidhim
të gjitha problemet. Ajo çka
Obama po trashëgon është pa
dyshim një nga barrat më të rënda
të historisë së Shteteve të Bashkuara
të Amerikës: një ekonomi
në rënie të lirë, luftëra katastrofike
jashtë vendit dhe një imazh të
dëmtuar të Shteteve të Bashkuara.
Ndonjëherë është e vështirë
të kuptosh se çfarë kërkon të
bëjë Obama dhe reagimet ndaj tij
kanë qenë të ndryshme, pozitive,
të mesme, por edhe të egra.
Obama, si Linkolni, ka premtuar
që të sjellë në qeverisje njerëz të
aftë, qofshin këta edhe kundërshtarë.
Ai u përpoq që të rikrijonte,
po në gjurmët e Linkolnit
"ekipin e rivalëve", duke emëruar
kundërshtarë politikë brenda
demokratëve si Klinton, apo republikanin
Gates. Kritika ka pasur
nga e majta për lëshime ndaj republikanëve,
duke premtuar
reduktime substanciale të taksave
për mbështetjen që pret t‘i
japin me miratimin në Kongres të
paketës stimuluese ekonomike
prej 800 miliardë dollarësh. Kritika
ka pasur edhe nga radhët e liberalëve,
duke qenë se Obama,
deri tani, ka pasur një qëndrim
shumë të përcaktuar pro Izraelit
në politikën e jashtme dhe qëndrim
pa kompromis në çështjet
që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare.
Linkoln, në kohën e tij,
përdori fjalimin përurues për të
parashtruar sfidat ndaj rebelëve
të shteteve të Jugut me fjalët: "A
do të kemi paqe, apo shpatë?",
ndërkohë që po të njëjtin fjalim e
mbylli me thirrje për bashkimin e
vendit. Me gjithë fjalët historike,
gjërat nuk funksionuan në fillim,
duke qenë se Linkolni u akuzua
për tradhti nga Frederik Daglas
dhe lufta civile nuk u shmang. Në
librin e tij "Guximi për të shpresuar",
Obama e mbron Linkolnin,
duke thënë se "pazaret" e tij me
Jugun nuk kishin të bënin me
akuzat për braktisje të idealeve,
por me njohjen dhe ndërgjegjësimin
e "çmimit të tmerrshëm", që
duhet paguar për të ndjekur të
"vërtetat absolute". Por viti 2009
nuk është 1861-shi. Amerika sigurisht
që nuk ndodhet në pragun
e luftës civile dhe që nga koha e
Linkolnit ka bërë një rrugë të gjatë
në drejtim të shërimit të dasive
racore, çka u shfaq edhe me
zgjedhjen e një Presidenti të zi.
Ndryshe nga Obama, Linkolni
mori vetëm 39% të votave, duke
mos pasur mbështetjen e Jugut.
Fjalimi i tij i parë si President është
shumë poetik dhe u përshëndet
nga vetëm 30 mijë persona, të
cilët kishin ardhur nga anë të
ndryshme të vendit përmes
udhëtimit me tren. Për sa i përket
fjalimit të Obamës, të martën ai do
të ndiqet nga rreth 1 milion vetë
që do të jenë të pranishëm në
Uashington dhe miliarda të tjerë
në të gjithë botën. Për hir të së
vërtetës, pozicioni i Obamës është
shumë më i favorshëm se ai i
Linkolnit në të njëjtën periudhë
të Presidencës së tij dhe kjo do të
thotë që për të do të jetë shumë
më e lehtë që të ndjekë dhe të
luftojë për bindjet e tij.