Shkëlzen Madani, nën akuzë edhe për dokumente false
Një ish-zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes, Shkëlzen
Madani, i hetuar edhe për korrupsion, akuzohet
nga Prokuroria e Tiranës për falsifikim. Mësohet
se Madani, dëshmitar edhe në procesin hetimor
të Gërdecit, ka falsifikuar diplomën e shkollës së
lartë në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Me
diplomën e falsifikuar, Madani dyshohet se ka
marrë postin e drejtorit të Menaxhimit të
Instalimeve dhe të Burimeve në Ministrinë e
Mbrojtjes. Ai është arrestuar disa muaj më parë,
pasi ka favorizuar dy kompani të ndryshme që të
tregtonin në Shqipëri lëndë eksplozive.