Shoqërimi i mjekëve në gjykatë, njoftohen Nishani dhe Godo
Gjykata e Durrësit ka njoftuar Ministrinë e
Brendshme dhe atë të Shëndetësisë për
shoqërimin me forcë të dy mjekëve Ali Refatllari
dhe Spiro Qirko. Sipas urdhrit të shoqërimit, dy
institucionet njoftohen se mjekët e njohur në vend,
prej gjashtë muajsh nuk kanë shkuar për dëshmi
në Gjykatën e Rrethit Durrës, ku po hetohen dy
kolegët e tyre, të cilët akuzohen si shkaktarë të
vdekjes së prokurorit Dorian Karaj. Mësohet se
gjykata u ka dhënë ultimatum dy institucioneve të
larta që të marrin të gjithë masat që mjekët të
mos mungojnë në gjyq, duke përmbushur kështu
një detyrim kushtetues nga ana e tyre.