E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, përse Kina vazhdon të përparojë

Kina është e vetmja
ekonomi e madhe me
gjasa të shënojë rritje të
r ë n d ë s i s h m e
ekonomike gjatë këtij viti, pasi
është e vetmja që thyen rregullat
e shkruara në tekstin ekonomik.
Në fakt, në Kinë, nuk ka vërtet
treg të lirë, është shteti ai që përcakton
statistikat, manipulon
tregjet e aksioneve, përcakton
çmimet në industritë kyçe, ushtron
kontroll të drejtpërdrejtë në
shumë prej industrive strategjike
dhe vendos në stafet drejtuese të
bankave anëtarë të Partisë Komuniste,
për t‘u përcaktuar se kujt
duhet t‘i japin hua e në cilat segmente
duhet të investojnë.
Në fakt, arsyeja kryesore për të
cilën ekonomia kineze nuk po
ngadalësohet me aq shpejtësi sa
pesë ekonomitë e tjera madhore,
do të ishte qesharake në ditë normale:
është ndërhyrja e tepruar e
shtetit. Kufizoi investimet jashtë
kufijve në sistemin bankar dhe
nuk përqafoi novacionet ekzotike
financiare që përbëjnë themelin
e krizës globale të kredive.
Përse funksionon kapitalizmi i
komanduar kinez? Kjo pyetje po i
mundon prej kohësh ekonomistët,
të cilëve u pëlqen ta cilësojnë
shtetin si kokë e këmbë budalla,
ndërsa tregun si gjeni të
natyrshëm. Tani që Shtetet e
Bashkuara të Amerikës dhe Evropa
po lëvizin drejt tregut të kontrolluar
nga shteti, duke shtetëzuar
bankat dhe industrinë e prodhimit
të autoveturave, si dhe
duke vendosur rregullore të forta
në industrinë financiare, pyetja
bëhet edhe më urgjente. Kina, më
e varfra dhe më kaotikja ndër
ekonomitë e mëdha, duket se
shfaqet më mirë nga të gjitha në
ujërat e trazuara ku po noton ekonomia
globale përgjatë krizës aktuale,
më e rënda në shtatë dekada.
Në ditë krize, burokratët kinezë
mund të mbështeten te
"veglat" tradicionale të tregut,
ashtu siç kanë vepruar edhe
analogët perëndimorë, por edhe
tek arsenali i kapitalizmit të komanduar.
Në fillim të vitit të shkuar,
në një çast kur tregu i shtëpive
po tejnxehej, ata thjesht u
kërkuan bankierëve të ndërprisnin
kredi-dhënien në tregun e
shtëpive: më pas, në çastin kur
shitjet nisën të binin, i ofruan
ndihmë këtij tregu, për shembull
duke përcaktuar taksa më të ulëta
për blerjet e shtëpive. Gjatë
javëve të shkuara, ndërmorën
përpjekje për rimëkëmbjen
ekonomike të ngjashme me ato
që shohim në Perëndim, përfshi
edhe një plan gjigant ndihme
(600 miliardë dollarë) për të nxitur
shpenzimet qeveritare, si dhe
për të kompensuar uljet e forta të
normave të interesit. Por kanë urdhëruar
edhe veprime që do të
konsideroheshin "të pavend" në
Perëndim, për shembull duke u
bërë thirrje industrive shtetërore
javës së shkuar (përfshi atë të prodhimit
të çelikut dhe të ndërtimit)
"të shtojnë aktivisht" rolin në
ekonominë e vendit, duke blerë
asete të reja, si brenda ashtu edhe
jashtë kufijve.
Ndërhyrja e shtetit kinez në
treg, e konsideruar dikur si simboli
i ekonomisë së papjekur me huqe
të këqija, po shikohet tani si simbol i stabilitetit. "Kontrolli qeveritar
mbi sektorët më intensivë të
kapitalit më bën të mendoj me
optimizëm për të ardhmen e
ekonomisë kineze", thotë analisti
i shoqërisë CLSA, Endi Rothman.
"Qeveria mund t‘u thotë kompanive
të këtij sektori, ‘vazhdoni
të shpenzoni, mos hiqni dorë
nga planet për investime‘".
Pavarësisht rënieve të
ndjeshme në tregjet më të mëdha
të eksporteve, ashtu si edhe në
tregun e brendshëm të aseteve,
ekonomia kineze ka të ngjarë të
rritet me 7 për qind gjatë vitit 2009,
shumë pak krahasuar me mesataren
prej dy shifrash të këtyre
viteve, por, megjithatë, më e forta
nga pjesa më e madhe e shteteve
të tjera. Huatë korporative janë
aktualisht në nivele të larta, teksa
bankat shtetërore kanë liruar
kushtet e dhënies së kredive. Në
një vend ku investimi përbën "shtyllën
kurrizore të rritje së qëndrueshme",
duke zënë 45 për
qind të GDP-së (Prodhimit të
Brendshëm Bruto), shteti edhe
një herë po i mëshon rritjes së investimeve
për të luftuar kërcënimin
serioz që po i avitet rritjes
ekonomike, vëren Stefën Roç,
shef i gjigantes financiare "Morgan
Stanley" për Azinë. "Ajo që po
shohim është se sistemi i kontrolluar
dhe i komanduar kinez po
funksionon aktualisht më efektivisht
se sistemet e tjera të bazuara
te tregu i lirë në këtë çast të
vështirë ekonomik", shton eksperti.
Kur Ten Hsiao Pin, njeriu që
futi Kinën në udhën e kapitalizmit,
tha se "nuk ka rëndësi nëse
macja është e zezë a e bardhë, e
rëndësishme është që arrin ta
zërë miun", vendosi rritjen
ekonomike mbi paprekshmërinë
e
ideologjisë. Tani liderët kinezë
citojnë Ten Hsiao Pinin për të
mbrojtur zgjidhjen që ky i ofroi kinezëve:
kapitalizmi autokratik do
të garantojë rritjen ekonomike,
ndërkohë që Partia Komuniste do
të vazhdojë të mbajë në dorë
pushtetin absolut.
Shumë prej këtyre liderëve
shprehen me zë të lartë se një
Kinë demokratike nuk do të kishte
qenë në gjendje t‘i mbijetonte
recesionit global. "Kina nuk është
ende gati për një sistem
demokratik me treg të lirë", thotë
Fang Ksingai, drejtori i Zyrës së
Shërbimeve Financiare të Shangait
(i shkolluar në Perëndim).
"Mendoni sikur ajo që ndodhi
gjatë zgjedhjeve amerikane të
vitit 2000 të kishte ndodhur në
Kinë, do të kishte shpërthyer një
luftë. Gjenialiteti i Ten Hsiao Pinit
qëndron te fakti që kur e futi
Kinën në udhën e ekonomisë së
tregut para tridhjetë vjetësh, e
dinte që vendit i duhej një sistem
i qëndrueshëm politik. Sido të
emërtohet sistemi ynë, është i
përshtatshëm për Kinën".
Kina funksionon pasi qeveriset
me një pragmatizëm radikal
që është i fokusuar te zhvendosja
e ngadaltë, por e vazhdueshme
drejt lirisë së tregut. Ten Hsiao Pini
e quante "të kalosh lumin duke iu
ruajtur gurëve". Shteti vazhdon
të veprojë me dorë të fortë kur
vjen fjala te stabilizimi, por ka krijuar
një sektor privat që kontrollon
sot të paktën gjysmën e ekonomisë
dhe thuajse 70 për qind të
saj, në rast se përfshijmë kompanitë
që në fakt lejohen të operojnë
si firma private. Kjo e dhënë është
rritur së tepërmi po të marrim
në konsideratë që në fillimin e
viteve nëntëdhjetë, vërtitej te 17
përqindëshi. Dhe mësohet se
rreth 60 për qind e rritjes së GDPsë,
ashtu si dy të tretat e vendeve
të punës, vijën si rezultat i aktivitetit
të etshëm në sektorin privat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›