Barazia Gjinore merr vetëm 74 vota pro
Edhe pse deputetët burra, kanë kontestuar votimin e ligjit "Për barazinë e gjinore", për shkak të mangësive juridike, gratë e Kuvendit kanë qenë më të forta, duke i detyruar deputetët të votojnë pro këtij ligji.
BLEDAR HOTI
Pas më shumë se një muaj debat nëpër komisionet parlamentare, deputetet në Kuvend kanë insistuar me forcën e tyre të dhënë nga ligji, që të realizojë procesin e votimit të këtij projekti, për shkak se i druheshin faktit se drafti të mos mbetej në sirtarët e komisioneve. Në votimin e djeshëm, gratë e pranishme në seancë, në lozha dhe ata që kishin të drejtën e votimit kanë mbetur të zhgënjyera për shkak se, në votimin e këtij ligji kanë marrë vetëm 8 vota abstenuese. Pro këtij ligji votuan 74 deputetë. Deputetët që abstenuan me votat e tyre janë Blushi, Xhafaj, Bisha, Paloka, Harasani, Gega, Sharku dhe Hasanbelliu. Deputeti socialist Bashkim Fino është bërë objekti i sulmeve të deputetëve të ndryshëm, jo vetëm burrave, pasi ai kërkoi integrimin e raporteve në një të vetëm, pasi duhet të ketë një ligj të qartë juridikisht. "Ne duhet të paraqesim një draft të integruar, pasi disa nene kanë probleme. Po ju paraqes diçka me tone humori, në bazë të nenit 13 parashikohet se në çdo delegacion qeveritar ose jo, duhet të shikohet në mënyrë të qartë barazia gjinore mes burrit dhe gruas. Prandaj ju lutem ta rishikojmë që ligji të mos mbesë thjeshtë në letër", theksoi Fino. Por ai është kundërshtuar nga vetë kryetarja e grupit të PS-së, Valentina Leskaj, e cila kërkoi, që ligji të miratohej patjetër sot dhe nëse ka ndonjë përplasje të realizohej gjatë shqyrtimit të projektit. Ndërsa batutat nuk kanë munguar në lidhje me faktin se, cila parti e ka propozuar e para nismën për përfaqësimin e grave në politikë në një masë të caktuar. "Si nuk pati një grua që të falënderojë për paktin e arritur PS-PD për ndryshimin e Kushtetutës, pasi marrëveshja historike, u realizua pasi unë edhe kryetari i PS-së Rama realizuam ndryshimin e statutit të partisë", theksoi Fino. Ndërsa demokrati Dajçi është hedhur menjëherë duke deklaruar se "ka qenë PD-ja e para që ka përcaktuar në statutin e partisë se 25% në forume do të jenë gra". Ndërsa Stefa e PS-së, duke iu kundërpërgjigjur Finos, deklaroi se "gratë i kanë falënderuar burrat, ku deputetet kanë votuar pro ndryshimeve kushtetuese". Ligji i miratuar në parim parashikon që në çdo institucion shtetëror, në Parlament të ketë një përfaqësim prej minimumi 30 % të grave. Ky sanksionim është i detyruar pas hyrjes në fuqi të ligjit. Në bazë të tij parashikohet ngritja e një komisioni të posaçëm për të realizuar procesin e zbatimit të këtij ligji, si dhe për ndëshkuar mos plotësimin ligjor. Gjithashtu, parashikohet dhe ngritja e struktura në qarqe, që do të jenë në varësi të prefektit. Kuvendi i Shqipërisë do të emërojë Komisarin për Barazi Gjinore me një mandat prej pesë vitesh me të drejtë rizgjedhjeve.
nenet kryesore te ligjit
Në Kuvend dhe në çdo institucion tjetër nuk do të ketë pjesëmarrje më të ulët se 30% të grave
Këshilli i Ministrave dhe çdo institucion tjetër duhet të marrë masa të menjëhershme për realizmin e këtij procesi në të gjitha institucionet
Kuvendi i Shqipërisë do të emërojë Komisarin për Barazi Gjinore me një mandat prej pesë vitesh, me të drejtë rizgjedhjeve.
Krijohet Këshilli Kombëtar për Barazinë Gjinore që kryesohet nga ministri me dhjetë përfaqësues për këtë çështje
Përfaqësimi i 30 % i secilës gjinie do të sigurohet dhe në sistemin gjyqësor. Ky përfaqësim do të sigurohet si në zgjedhjet vendore dhe të përgjithshme