“Zjarri rrezikon shpërthimin e municioneve”
FIER - Prej kohësh zona e Semanit njihet si një vend me rrezikshmëri të lartë përsa u përket mbetjeve të municioneve dhe pajisjeve të tjera luftarake, që ndodhen të groposura në ish- repartin ushtarak.
Zjarret e ditëve të fundit, sipas banorëve, kanë rrezikuar edhe më shumë jetën e tyre. Këto municione mund të pëlcasin nga momenti në moment. Banorët janë të çorientuar nga kjo situatë pasi nuk ka asnjë tabelë orientuese se ku ndodhen këto municione. Ata ankohen për mungesën e një harte të tillë, ndërsa pohojnë se ditën e zjarreve ka pasur edhe ndonjë shpërthim të vogël në disa vende, që siç duket mund të kenë qenë fishekë apo municione të tjera të fshehura. "Teksa digjej pylli diskutonim me njëri-tjetrin për municionet që ndodhen të groposura. Ne prej kohësh kemi kërkuar që të gjenden dhe hiqen këto lëndë pasi kanë rrezikshmëri të lartë, por asgjë nuk është bërë. Tani që situata e zjarreve është alarmante, s'jemi aspak të sigurt. Ne nuk jemi të sigurt nëse vendi ku po digjet nuk ka mina dhe bomba të fshehura nën tokë", tha Esat Voja, banor i Semanit. Një tjetër banor i kësaj zone shton se, më shumë i tremben ndonjë shpërthimi të mundshëm, si ai në Gërdec, sesa flakëve, pasi ato po mbahen në kontroll natë e ditë. "Zjarri është i rrezikshëm, se e pamë se çfarë i bëri pyllit dhe fshatit. Tani trembemi më shumë se mos shpërthejnë minat që janë groposur pranë plazhit dhe pyllit. Nuk na tha asnjë që të mos afroheshim në pyll, pasi kjo është zonë e minuar. Presin që të shpërthejnë bombat e pastaj të kujtohen për marrjen e masave? Mos duan që të përsëritet ajo që u bë në Gërdec, të na groposin të gjallë këtu? Duhen marrë masa tani sa nuk është vonë, se po shpërtheu ç'i duam pastaj ndihmat dhe forcat speciale", vijoi ai. Banorët kërkojnë të bëhet pastrimi i zonës. Nga ana e pasme e pyllit edhe dje u dogjën disa drurë. Banorët pohuan se, në ditët e flakëve u dëgjuan edhe shpërthime të lehta që i paralajmëroi ata të bëjnë një kërkesë të tillë, heqjen e municioneve nga zona. m.r
Fieri, vetëm 5 mjete zjarrfikëse
U desh zjarri i rënë në zonën turistike të Darëzezës që të dëshmonte se Fieri nuk posedon mundësi reale për të shmangur të tilla katastrofa. Aktualisht ndodhen 13 automjete zjarrfikëse, por vetëm 5 prej tyre janë në gjendje të mirë teknike. Sipas burimeve pranë kësaj ndërmarrjeje, 8 mjetet e tjera qëndrojnë të bllokuara në mjediset e PMNZSH në pritje të fondeve për riparimin e tyre. Zjarret e kohëve të fundit në qarkun e Fierit, vunë në vështirësi të shumta këtë repart, forcat e të cilit megjithë mangësitë e shumta kanë qenë në krye të detyrës. Vetë shefi i zjarrfikëseve tregoi vështirësitë që ka kaluar ky sektor në shuarjen e zjarreve në Darëzezë dhe Seman për shkak të mungesës së mjeteve. m.r