Miratohet ligji për të huajt,Majko: Diskriminon kosovarët
Opozita konteston fuqishëm ligji e ri "Për të huajt", duke e cilësuar se ajo trajton në të njëjtën mënyrë dhe shqiptarët që jetojnë në Kosovë. Ligji i ri për të huajt u votua me 70 vota, 13 kundër dhe 14 abstenime.
Të gjithë deputetët e opozitës votuan kundër kësaj nisme të qeverisë. Deputeti i PS-së, Pandeli Majko e cilësoi si absurde ligjin e ri, duke u shprehur se "shqiptarët e Kosovës trajtohen në të njëjtën mënyrë si shtetasit nga Afrika apo India". "Jeni edhe patriotë, kur ligjin këtu ma mbron ministri i Punës, i cili është përfaqësues i minoritetit, shteti i të cilit ka një ligj të veçantë për shtetasit e saj. Çfarë karte do të përdorni ju tani që e mbroni edhe rrugën Durrës-Kukës", deklaroi Majko. Ndërsa socialisti Balla ka deklaruar se "pas votimit të këtij ligji, shtetasi holandez me origjinë shqiptare, Lulzim Basha do t'i duhet që të hyjë me vizë të posaçme në Shqipëri". Ndërsa ministri i Jashtëm, Basha ka deklaruar se "ligji i miratuar është pjesë e detyrimeve që Shqipëria i ka BE-së dhe se nuk ka asnjë lidhje me shtetasit shqiptarë të Kosovës". Sipas kryediplomatit, shtetasit e Kosovës do të trajtohen mbi bazën e një marrëveshjeje të veçantë. Ligji parashikon sanksione të posaçme për të huaj, duke përcaktuar rregullat e reja. Ky ligj pritet të sjellë edhe reagimin e firmave ndërtuese dhe të tjera, që kanë punësuar të huaj në Shqipëri, pasi parashikohen rregulla strikte për punësimet e shtetasve jo shqiptarë.