“Vrava nënë e bir pas 7 vitesh konflikt”
Familjet Ndreca e Matrizi në fshatin Gur i Zi të Lezhës, ndodheshin në konflikt me njëra-tjetrën prej shtatë vitesh.
LEZHE / ROLAND NIKOLLI
"Molla e sherrit" ndërmjet tyre ishte bashkimi i bagëtive në mal dhe territoret ku çdonjëra familje nuk duhej të futej. Këtë fakt e ka pranuar edhe vetë i arrestuari Pashk Ndreca, i cili vrau dy net më parë nënë e bir, Mrika e Nikolin Matrizin. Autori 46-vjeçar ka pranuar në polici autorësinë e këtij krimi, dosja e së cilës pritet t'i kalojë për kompetencë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. "Jam penduar, por nuk kthehet asgjë më prapa. Doja vetëm t'i trembja, por Nikolini vrapoi të më merrte armën dhe unë u detyrova t'i qëlloj". Me këtë argument duket se i arrestuari i policisë së Lezhës ka tentuar të vetëmbrohet duke pohuar se, ka kryer krim për vetëmbrojtje. Babai i pesë fëmijëve, tre prej të cilëve ndodhen në Itali ka zbardhur gjithë skemën e kësaj ngjarjeje të rëndë në prani të grupit të hetimit. Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se, hetimet tregojnë se në banesën ku ndodhi krimi ndodhej vetëm Pashk Ndreca. Fëmijët dhe bashkëshorten i kishte në shtëpinë e re, në afërsi të varrezave të qytetit, ndërsa banesën e vjetër e përdornin për bagëtinë. Sipas hetimeve, por edhe dëshmisë së dhënë nga i arrestuari, sapo ai ka futur bagëtinë në stallë, Mrika Matrizi dhe djali i tij, Nikolini i kanë hapur portën e oborrit. Menjëherë Ndreca ka dalë dhe ka debatuar me ta. "Mrika më akuzoi se e kisha ofenduar nëpër fshat. Më kërcënuan se do më vrasin. Ajo më pështyu disa herë në sy të djalit të saj", pohoi në polici Pashk Ndreca. Ai rrëfeu më pas se, duke pasur edhe frikën e të qenurit vetëm, është futur në banesë nga ku ka marrë një automatik "Kallashnikov" dhe ka qëlluar nënë e bir. Nga ekspertiza e kryer, policia konkludoi se viktimat kishin marrë 20 plumba, çka u ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas krimit, 46-vjeçari ka marrë armën duke tentuar të fshihet në vargmalet e Lezhës. Ndërkaq, të afërmit e dy familjeve janë të rezervuara, megjithëse deklarimet e tyre bien ndesh nga njëra-tjetra. Vajza e Mrika Matrizit tha se, "Vrasja nuk ka ndodhur për një dele, pasi atë e hëngri ujku në mal, por ka pasur tjetër motiv...." Ajo nuk pranoi të rrëfejë më gjatë arsyen që sipas saj shkaktoi tragjedinë në familje. Ndërsa të afërm të Pashk Ndrecës sqaruan se, me familjen e viktimave kishin pasur marrëdhënie të mira. Në banesën dykatëshe të Pashk Ndrecës ka ardhur e motra së bashku me bashkëshortin e saj. "Kjo që ka ndodhur është një ngjarje e rëndë", pohoi ajo. Dje viktimave u është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e fshatit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, në pragun e shtëpisë së Pashk Ndrecës. Pas krimit, policia bllokoi të gjitha daljet e fshatit, duke mos i lënë mundësi arratie autorit. Blutë i kanë bërë atij thirrje të dorëzohej dhe pa asnjë rezistencë, 46-vjeçari është prangosur, duke tentuar fillimisht të mos pranojnë krimin. Për të shmangur hakmarrjet, banesa e Pashk Ndrecës po ruhet nga policia.
Ndreca: U pendova. Kërkoj falje nga familja Matrizi
Nga qelia ku është izoluar prej mbrëmjes së të mërkurës, Pashk Ndreca tregon momentet e krimit të dyfishtë, për të cilin thotë se është shumë i penduar.
Ç'konflikti keni pasur me familjen Matrizi?
Kemi shtatë vite që nuk komunikonim. Arsyet ishin banale, pasi bagëtitë bashkoheshin në kullotë në mal.
Si ndodhi që ju vratë Mrika dhe Nikolin Matrizin?
Sapo futa bagëtinë në kasolle, pa më thirrur hapën portën dhe hynë në oborr. Mrika filloi të më shante dhe të thoshte se ti ke shpikur për mua, ti rri duke folur ngado që shkon, etj. Nisi të më ofendonte. Me gjithë djalin deshën të më rrahin, pasi e dinin se isha krejt i vetëm. Më pështyu. E pashë veten ngushtë ndaj u futa në shtëpi dhe mora armën, për t'i trembur fillimisht. Por djali tentoi të më merrte armën dhe në këto kushte qëllova. Vrava Mrikën të parën e pas saj dhe të birin.
Ndjeheni i penduar?
Eh, sigurisht, por ajo punë nuk zhbëhet më.
Pas krimit keni një apel për familjen e viktimave?
Iu kërkoj falje për atë gabim. Gjërat kanë qenë momentale dhe në kulmin e sosjes së durimit.