E Diel, 1 Nëntor 2026

Barazim në Baku, por miqësorja kthehet në sherr

Shqipëria doli e pathyer me Azerbajxhanin, por nuk bindi në lojë. Eksperimenti “kuqezi” i Hanit nuk shfaqi asnjë lloj agresiviteti në Baku

Shqipëria doli e pathyer nga përballja e katërt me Azerbajxhanin (1-1), në një takim që përfaqësuesja jonë e luajti nga pjesa e dytë me dhjetë lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Elvin Beqirit. Por ajo që shfaqi në stadiumin “Tofik Bahramov” të Bakut “lista” e servirur e Ari Hanit, në mungesë të “elefantëve” të mëdhenj, ishte shumë pak për të kujtuar se kuqezinjtë kanë barazuar me Suedinë e Portugalinë. Me një grup lojtarësh jo me shumë përvojë ndërkombëtare, – me përjashtim të Skelës, Duros e Beqirit, - 15 lojtarët e aktivizuar nga tekniku holandez dhanë shumë pak përballë një kundërshtari shumë modest në letër, por shumë agresiv në fushën e lojës. Të paktën statistikat flasin në favor të formacionit azer të Berti Vogstit. Një Shqipëri eksperimentale pritej në Baku, por jo një Shqipëri pa formë dhe me lojtarë me detyra të reja taktike, të ndryshme nga ato që futbollistët luajnë në Shqipëri. Edhe zëvendësimet nuk ishin në kohën e duhur, ku më flagrantët ishin ato të hedhjes në fushë me vonesë të Sukajt (85’) e Muzakës (95’), nuk prodhuan efektin e pritur. Azerbajxhani u shfaq më superior, si në goditjet direkte drejt portës nga distanca të afërta e të largëta (goditje të shumta këndi) por ishin më të qartë në fazën ofensive, por dhe manovrat në kundërsulm, në një prej të cilave u realizua edhe goli kundërshtarëve, i shënuar nga Radomir Subashiç. Shqipëria nuk u ndëshkua më shumë edhe falë Hidit, i cili ishte në superformë, një zëvendësues i denjë i Arian Beqajt. Goli i realizuar nga azerët erdhi pas një humbjeje topi të Besart Berishës, i cili brenda natyrës së vet, gjithmonë për të kryer veprime individuale, provokoi edhe zënien në befasi të mesfushës e më pas edhe të mbrojtjes sonë. Subashiç fitoi një duel shpejtësie me Kristi Vangjelin, duke goditur tokas e mposhtur Isli Hidin pa kaluar ende katër minuta lojë në një stadium aspak frymëzues për Kombëtaren shqiptare. Në fakt, loja jonë u frenua edhe nga gjyqtari gjeorgjian Sligava, i cili brenda dy minutash ndëshkoi me karton të verdhë mesfushorin Agolli e mbrojtësin Vangjeli, përpara se t’i tregonte kartonin e verdhë Skelës (34’) e më pas të kuqin Beqirit (45’). Goli i barazimit, për fat të mirë, erdhi shumë shpejt falë edhe një veprimi të zgjuar të Besar Berishës brenda zonës azere, kur me një asist në formë volej, nxori të lirë Ervin Skelën për të realizuar golin e barazimit dhe të pestin historik të Shqipërisë kundër Azerbajxhanit në katër takime dhe të dhjetin e tij personal me fanellën e Kombëtares.
Duke parë takimin, natyrshëm që lind një pyetje thelbësore me dyshime pas: Përse Hani nuk thirri sulmuesin Edmond Kapllani apo fantazistin Jahmir Hyka, kur pa gjatë kohës së publikimit të listës mungesën e Erion Bogdanit për shkak të dëmtimit? Së dyti, përse Hani nuk thirri Migen Memellin apo Erion Rizvanollin, dy nga golashënuesit më të mirë në kampionatin shqiptar, apo të paktën kur Altin Lala e Lorik Cana bënë të ditur mospjesëmarrjen e tyre? Përse nuk thirri Dorian Bylykbashin apo Parid Xhihanin? Përgjigjet i di Hani, pavarësisht se të gjithë e konsiderojmë ndeshjen kundër Azerbajxhanit si një test para Maltës.

AZERBAJXHAN-SHQIPËRI 1-1
Golat: Subashic 4’ (1-0), Skela 12’ (1-1)
19 nëntor, Baku. Stadiumi “Tofik Bahramov”

AZERBAJXHANI: Mehtiev (46’ Veliev), Junisoglu, Idika (46’ Dzhaligov), Shukurov, Sadihov, Çertoganov (79' Abdilajev), Abasov, Mamedov (46’ Gusenov), Dzhvadov, Seinalov, Subashiç (69' Nadirov)
SHQIPËRIA- Hidi, Beqiri, Vangjeli (46’Lila), Dallku, Vrapi, Curri, Agolli (95' Muzaka), Bulku, Duro (73' Lika), Berisha (85' Sukaj), Skela
Gjyqtar: Lasha Sligava
Kartonë të verdhë: Zeinalov/ Duro, Agolli, Skela
Karton i kuq: Beqiri 45’

KRONIKA E NDESHJES

1’ Topi i parë luhet nga Shqipëria.
2’ Goditje dënimi për Azerbajxhanin nga një distancë prej 25 metrash, pa rrezik për portën tonë.
4' Azerbajxhan - Shqipëri 1-0. Besart Berisha, ndërmori një aksion personal në afërsi të mesfushës së Azerbajxhanit. Si zakonisht, teprimet e mbajtjes së topit nga sulmuesi i Rozenborgut, duke humbur topin, një kundërsulm të shpejtë azerbajxhanasit shënuan edhe golin e parë me anë të Subashiç, duke bërë të pavlefshëm ndërhyrjen e Hidit. Një gol i shpejtë.
5’ Karton i verdhë për mesfushorin e Tiranës, Ansi Agolli.
8’ Karton i verdhë për mbrojtësin e Arisit, Kristi Vangjeli
11’ Besart Berisha rrëmben një top brenda zonës azere, me një veprim të bukur dha një top për Ervin Skelën, kapiteni i Shqipërisë, me një diagonale të rreptë shënoi golin e barazimit. Një dhuratë e bukur për 32-vjetorin e fantazistit të Energi Kotbusit. Ky është goli i 10-të për Ervin Skelën, i cili u barazua me Igli Taren e Sokol Kushtën. Mbreti është ende Alban Bushi, me 14 gola.
19’ Azerbajxhani sulmon nga krahu i majtë, Subashiç godet ashpërsisht dhe Hidi grushton, duke devijuar topin në goditje këndi. Të rrezikshëm azerët në këto minuta.
25’ Azeri Kondukov fitoi një goditje dënimi, pas faullit të Elvin Beqirit. Një goditje ballore nga 25 metra. Mur kuqezinj, Hidi grushton predhën e kundërshtarit.
30’ Një perfomancë e zbehtë e ekipit tonë përfaqësues. Shumë të tërhequr pas. Ndihen mungesat e lojtarëve titullarë si Lorik Cana e Altin Lala, edhe pse Klodian Duro e Ervin Skela po mundohen të frymëzojnë skuadrën tonë.
34’ Kapiteni i Shqipërisë, Ervin Skela, ndëshkohet me karton të verdhë nga gjyqtari gjeorgjian i takimit.
37’ Radomir Bakshel përfitoi nga një rrëmujë brenda zonës sonë, por goditja e tij është e pasaktë.
38’ Karton i verdhë për një futbollist azerbajxhanas. 1-3 numri i kartonëve të verdhë për Shqipërinë.
45’ Në mënyrë shumë të çuditshme, gjyqtari gjeorgjian ndëshkoi me karton të kuq Elvin Beqirin. Protestojnë të gjithë futbollistët shqiptarë, ku Skela e Duro janë dhe protagonistët. Degjeneron situata në Baku. Trajneri Han ndërhyn për të qetësuar situatën.
Pjesa e dytë nisi me shumë vonesë, gati 10 minuta, madje ekipi ynë doli në fushën e lojës dy-tre minuta më vonë se ekipi vendas. Topi i parë për Azerbajxhanin. Në lojë hyn mbrojtësi Andi Lila në vend të Kristi Vangjelit.
62’ Sadihov gjuan nga një distancë e largët, por Hidi, në një superformë në ndeshjen e sotme, e devijoi në goditje këndi, duke shpëtuar portën tonë nga një tjetër rrezik. Në një ditë?????????????????????? pas sulm e agresivitet Shqipëria.
64’ Ansi Agolli gjuajti nga larg, por topi i goditur nga mesfushori i Tiranës preku rrjetën e jashtme të portës së mbrojtur nga zëvendësuesi Veliev.
73’ Klodian Duro ia lë vendin Gilman Likës, mesfushorit që luan në Turqi me Hacetepe.
79’ Abdiljev hyn në vendin e Çertoganov, zëvendësimi i pestë i kryer nga trajneri gjerman i Azerbajxhanit, Berti Vogst.
85’ Del Besart Berisha dhe në vend të tij Xhevair Sukaj, që luan në Turqi me Hacetepe.
95’ Del Ervin Bulku, futet në lojë Gjergji Muzaka. Pas dy-tre sekondash mbaron ndeshja.

Skela, kapiten dhe golin e 10-të për ditëlindje

Nëse duhet të jemi të pakënaqur nga barazimi i zbehtë me Azerbajxhanin (1-1), të paktën një protagonist duhet të jetë i “ngopur” nga fushata azere. Dhe ky është Ervin Skela.

DHURATA PËR DITËLINDJE
Kapiteni i formacionit kuqezi në këtë takim, por dhe autori i golit të vetëm të Shqipërisë (asist i Besart Berishës). Një dhuratë e bukur për 32-vjetorin e fantazistit të Energi Kotbusit, i cili e “prishi” pak jo për shkak të kartonit të verdhë të marrë, por edhe për “adrenalinën” që shfaqi gjatë protestave ndaj gjyqtarit gjeorgjian ?????????????Gjyqtar: Lashah Sligava, bashkë me të gjithë futbollistët e tjerë, në rastin e ndëshkimit me karton të kuq të Elvin Beqirit.

DHJETË GOLA
Goli i shënuar kundër Azerbajxhanit ishte edhe goli i 10-të për Ervin Skelën, që tani ndodhet në të njëjtën kuotë me Igli Taren e Sokol Kushtën. Mbreti është ende Alban Bushi, me 14 gola, i ndjekur nga një tjetër emër i famshëm, Altin Rraklli (11 gola). Skela la pas Erion Bogdanin nga lojtarët që janë ende në aktivitet me Kombëtaren, pasi “Er-Bomber” ka shënuar vetëm 9 gola, ndërkohë që Edmond Kapllani (nuk u thirr për ndeshjen kundër Azerbajxhanit), ndodhet në kuotën e 6 golave.

Golashënuesit me Kombëtaren

Alban Bushi 14
Altin Rraklli 11
Sokol Kushta 10
Igli Tare 10
Ervin Skela 10
Erion Bogdani 9
Ardian Aliaj 8
Loro Borici 6
Edmond Kapllani 6
Bledar Kola 6
Ilir Përnaska 5
Rudi Vata 5

20 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›