E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barazim supersfida e Milanos, Arsenal përmbys Standartin

 

Shumë spektakël por asnjë gol. Ky ka qenë verdikti i ndeshjes së mbrëmshme në Ligën e Kampioneve mes Interit dhe Barcelonës. Dy skuadrat u munduan më së shumti që të mos pësojnë (sidomos Interi) ndërsa ka pasur një dominim të lehtë të katalanasve. Nuk shkëlqeu sërish Zlatan Ibrahimoviç dhe ca më pak Samuel Eto’o, dy ish-a të cilët nuk arritën të justifikonin premisat e mëdha që kanë dy klubet ndaj tyre. Në sfidën tjetër të këtij grupi Dinamo e Kievit përmbysi shifrat nga 0-1 në 3-1 ndaj Rubin Kazan. Të njëjtën gjë por dhe më keq e bëri Arsenali në Liezh përballë Standartit. Të ndodhur në disavantazhin e dy golave në vetëm 5 minuta lojë djemtë e Arsen Venger arritën në kthenin rezultatin në 3-2 duke marrë një fitore mjaft të rëndësishme në transfertë. Ka fituar dhe Lioni në fushën e vet ndaj Fiorentinës së Prandelit, e cila luajti për shumë minuta me 10 futbollistë pas daljes me karton të kuq të Alberto Xhilandinos. Në sfidën tjetër Liverpuli mundi minimalisht hungarezët e Debreceni, ndërsa Olimpiakosi mundi Alkmarin. Barazimi tjetër i kësaj mbrëmje u siglua në Shtutgart, ku vendasit u ndalën nga Gllazou Rejnxhers.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›