E Shtunë, 31 Tetor 2026

Western Union, në treg produkt të ri

 

Unioni Financiar Tiranë, agjent i Western Union në Shqipëri që prej 14 vitesh, ka prezantuar për klientët e saj produktin më të ri, kartën Gold. Karta Gold jep mundësinë e përfitimeve të mëdha, ofertave speciale dhe dhuratave të ndryshme për klientët që dërgojnë dhe tërheqin para me Western Union, duke i dhënë vlerë çdo transaksioni, njëkohësisht duke shkurtuar kohën e procesimit të tij. Me aplikimin në programin e kartës Gold, klientët ofrojnë informacion më të zgjeruar për veten dhe kjo lehtëson Western Union t'i njoftojë ata për shërbimet dhe ofertat më të reja, gjithashtu dhe për përfitimet e krijuara posaçërisht për ta. Anëtarësimi me kartën Gold hap rrugën për dhurata/çmime Gold. Unioni Financiar Tiranë dhe Western Union kanë përmbyllur marrëveshje me mjaft kompani në Shqipëri, nga të cilat anëtarët e kartës Gold do të përfitojnë ulje çmimesh në produkte e shërbime të ndryshme pasi të kenë të regjistruar një numër të caktuar transaksionesh në kartën e tyre Gold. Sa më shumë klientët tanë përdorin kartën Gold kur dërgojnë dhe tërheqin para, aq më shumë shpërblehen. Në fazën e parë që ka filluar në 15 korrik, karta Gold i është ofruar klientëve të saj në Tiranë, dhe faza e dytë parashikon që ky produkt shumë shpejt t'i ofrohet të gjithë klientëve të Western Union në të gjithë Shqipërinë, në 270 agjencitë e Western Union të administruara nga Unioni Financiar Tiranë. Western Union njihet në mbarë botën për ofrimin e shërbimeve të shpejta dhe të sigurta të transfertave të parave. Një nga elementët kryesorë të suksesit të markës Western Union është niveli i lartë i cilësisë së shërbimit që i ofrohet klientit. Nisma e përbashkët e Unionit Financiar Tiranë me Western Union për të hedhur në treg kartën Gold të Western Union tregon dhe një herë vlerësimin dhe rëndësinë që i kushtohet klientëve tanë dhe përkushtimin për t'i shërbyer atyre me më shumë se vetëm transfertë parash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›