E Diel, 1 Nëntor 2026

Barazime ne Superlige shqiptare te futbollit

Tri ndeshjet e drekës u mbyllën të gjitha në barazim, ndërsa Superliga shqiptare prodhoi pak gola këtë të diel të nxehtë. Në Berat, Laç e Peqin nuk pati fitues dhe më të kënaqur dolën udhëtuesit, me përjashtim të Skënderbeut.
Kjo sepse kampion pretenduan më tepër sesa 1 pikë në fushën e Tomorit, një ndeshje e cila nuk pati në asnjë mënyrë cilësinë që pritet dhe dëshirohet, ndërsa edhe sasia e tifozëve në stadium ishte e paktë. E habitshme, ndërsa Tomori ka aq shumë nevojë për mbështetje, ndërsa në fushë zbriti vetë kampionia e vendit. Vendasit bënë më shumë përpjekje dhe rrezikuan seriozisht në minutat e fundit duke goditur traun e portës së Orges Shehit, por raste tepër të pastër nuk pati.
Në Laç, Kukësi shkëputi një barazim në minutat e fundit, ndërsa ishin goditur po në fund. Kroati Buljan kaloi kurbinasit në epërsi në 79’ me anë të një 11-metërshi, por kur të gjithë mendonin se ndeshja do të përfundonte 1-0, erdhi barazimi i sigluar nga Enco Malindi 5 minuta para fundit. Katër minuta shtesë nuk sollën ndryshim dhe kuksianët vazhdojnë të mbeten të pathyer këtë sezon debutues në Superligë.
Së fundi, në Peqin, Shkumbini shpërdoroi një mundësi të madhe duke dalë barazim 1-1 me Kastriotin. Skuadra e trajnerit Magani kaloi e para në epërsi në minutën e 19-të me anë të Dervishit, goli i tij i parë këtë sezon, por sapo kaloi një orë lojë, Karapici barazoi për krutanët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›