E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A Napoli barazon ne pike Juventusin

Napoli fitoi në fushën e Sampdorias në Serinë A italiane duke u barazuar me pikë me Juventusin në krye të renditjes. Në një ndeshje të vështirë dhe me pak raste për shënim gjithçka u vendos nga një gol i Kavanit në pjesën e dytë, gol i shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. 
Lojtari uruguajan realizoi nga pika e bardhë në minutën e 67-të, ndërsa Sampdoria mbeti me 10 lojtarë që nga ai moment. Napoli ka tani 16 pikë, po aq sa Juventus, por mbetet në vend të dytë për shkak të golaverazhit.
Në ndeshjet e drekës të javës së 6-të të Serisë A bie në sy edhe rikthimi tek fitorja i Lacios që mundi 2-1 Sienën në fushën e saj.
Fitore të thella arritën disa skuadra. Kështu, Torino fitoi 5-1 në fushën e Atalantës, Bolonja mundi 4-0 Katanian dhe Palermo fitoi 4-1 ndaj Kievos.
Në ndeshjen e orës 12:30, Udineze nuk arriti të fitonte ndaj Xhenoas, ndeshje që u mbyll në barazim 0-0.
Në krye të renditjes janë Juventus e Napoli me nga 16 pikë, të ndjekur nga Lacio me 12, Sampdoria ka 10 pikë dhe Interi 9 me një ndeshje më pak.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›