E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barazimi i Tiranës rihap kampionatin

Tiranë (Start)- Përfundimi i ndeshjeve të kësaj jave në Kategorinë Superiore, ka rihapur dhe një herë luftën për titull. Kryesuesit e Tiranës, të cilët ishin në renditje me 5 pikë më shumë se ndjekësi i tyre më i afërt, tani ndiejnë më shumë rivalitetin e skuadrave të tjera.

Fitorja e Dinamos në Fier me Apolloninë, e afron ekipin kampion më pranë se kurrë Tiranës. Vllaznia me fitoren e arritur 2-0 me Elbasanin, hedh pas momentin e vështirë që po kalonte, dhe tani ndjehet më mirë nga ana psikologjike për të kapur kreun.

Krejt e ndryshme paraqitet gjendja për Partizanin e "madh të historisë", i cili fundoset akoma më keq në fundin e tabelës nga Shkumbini. Të kuqtë janë të fundit në renditje me vetëm 5 pikë pas javës së nëntë. Alarmuese paraqitet gjendja edhe në kampin e Elbasanit, të cilët duhet të provojnë me çdo kusht fitoren në ndeshjen e ardhshme me Tiranën për të qëndruar me shpresa.

Ndeshjet e javës së ardhme priten me shumë interes, për të zbuluar më shumë rreth renditjes së ekipeve të superiors.

Rezultatet e javës së nëntë

Tirana - Besa 1-1
Lushnja – Teuta 1-1
Apollonia – Dinamo 0-2
Partizani – Shkumbini 0-2
Vllaznia – Elbasani 2-0
Flamurtari – Bylis 0-0

Renditja e skuadrave
Tirana 19
Dinamo 16
Shkumbini 15
Vllaznia 15
Besa 15
Teuta 13
Elbasani 12
Flamurtari 11
Bylis 9
Apollonia 8
Lushnja 7
Partizani 5

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›