E Diel, 1 Nëntor 2026

Udineze lëshon kreun pas barazimit me Xhenoan

Udine (Start)- Skuadra e cilësuar si surprizë deri tani, Udineze, nuk ka arritur të shkojë më shumë se barazimi në ndeshjen e djeshme me Xhenoan. Friulanët udhëhiqnin kampionatin së bashku me Napolin, por, barazimi i rrëzon ata nga froni i Serisë A.

Ndeshja ka qënë spektakolare nga të dyja ekipet, ku Xhenoa, shpejtësisë së Udinezes i është përgjigjur me saktësinë e saj. Kanë mjaftuar katër minuta lojë që Udineze të kalojë në avantazh me një penallti të shndërruar në gol nga D’Agostino.

Me këtë gol të shpejtë, kuqeblutë e Xhenoas nuk i kanë lëshuar armët, por kanë sulmuar pa rreshtur portën e Handanoviçit. Goli për ta do të vinte vetëm në minutën e 64-t me një penallti. Ka qenë Milito që ka kthyer në gol 11-metërshin, i cili është pasuar nga një tjetër gol i Skulit. Xhenoa e gjen veten në avantazh pas lojës së mirë që zhvilloi.

Barazimi i bardhezinjve nuk do të vonojë, dhe Kualjarela do të gjejë rrjetën. Me këtë barazim Udineze i lëshon vendin e parë Milanit të Ançelotit.

Ndeshjet e javës së dhjetë
Milan – Napoli 1-0
Atalanta – Leçe 0-0
Kaljari – Bolonja 5-1
Juventus – Roma 2-0
Lacio – Katania 1-0
Palermo – Kievo 3-0
Rexhina – Inter 2-3
Sampdoria – Torino 1-0
Siena – Fiorentina 1-0
Udineze - Xhenoa 2-2

Renditja e ekipeve
Milan 22
Udineze 21
Inter 21
Napoli 20
Lacio 19
Juventus 18
Xhenoa 17
Fiorentina 17
Palermo 16
Katania 15
Atalanta 14
Siena 12
Leçe 11
Kaljari 10
Sampdoria 10
Torino 8
Roma 7
Kievo 6
Bolonja 6
Rexhina 5

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›