E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri i Flamurtarit, Kovaçiç, kërkon largimin

Vlorë (Start)- Trajneri i Flamurtarit të Vlorës, Sllavko Kovaçiç, ka kërkuar dorëheqjen nga drejtimi i ekipit. Pas barazimit zhgënjyes me Bylisin në Vlorë 0-0, pozitat e kroatit në stol janë lëkundur ndjeshëm.

Në përfundim të ndeshjes u përfol për shkarkimin e tij, por kontrata midis trajnerit dhe klubit, nuk i jepte mundësinë drejtuesve vlonjat ta kryenin një operacion të tillë.

Trajneri kroat, mësohet se e ka kërkuar vetë largimin nga drejtimi i ekipit, kërkesë që do të merret në shqyrtim ditën e sotme. Largimi i tij përkeqëson gjendjen në kampin kuqezi, pasi ndeshjen e ardhshme do të luajnë me Dinamon në kryeqytet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›