E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri Haxhia largohet nga stoli i Apolonisë

Fier (Start)- Trajneri i Apollonisë, Gerti Haxhia, është larguar nga drejtimi i ekipit pas humbjes me Dinamon këtë javë. Rezultatet e fundit kanë qënë të pakënaqshme për fierakët, të cilët ndodhen në vendin e 10-të me 8 pikë.

Humbja 0-2 me Dinamon në “Loni Papuçiu”, ka qenë fatale për teknikun, i cili e drejtoi ekipin bardhejeshil në 9 ndeshjet e para të “Superligës”.
Haxhia bëhet trajneri i pestë i larguar deri tani në kampionatin shqiptar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›