Trajneri Han ka ndjekur ndeshjet e “Superligës”
Tiranë (Start)- Trajneri i kombëtares kuqezi, Ari Han, ka ndjekur nga afër këtë fundjavë dy nga ndeshjet e kampionatit shqiptar. Holandezi ka qenë i pranishëm në ndeshjen e ditës së shtunë, Partizani-Shkumbini, dhe në supersfidën e javës, Tirana-Besa.
Tekniku, të shtunën, ka patur pranë vetes vetëm përkthyesin e tij, Ajet Xeka. Nga mimika e trajnerit holandez, dukej qartë mospëlqimi për lojën e skuadrave. Më shumë sytë i drejtonte tek ora dhe celulari i tij, sesa tek ndeshja jotërheqëse në fushë. Në supersfidën e kësaj jave, Tirana-Besa, të pranishëm në stadium kanë qenë edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dhe drejtuesit më të lartë të Tiranës dhe Besës.