E Diel, 1 Nëntor 2026

Barbarët marksistë, zbresin me çadra në shesh

Terminologjia bolshevike është një mjet i mirë për të fshehur motivet e përfitimeve personale. Pas shkulmeve të Fiqiri Xibrit kundër Italisë dhe Evropës, kanë ardhur frazat e Toçit, Ngjelës e të tjerëve, që të gjithë në unison për një ultimatum që s’ka asnjë gjasë suksesi

Barbarët marksistë, njëlloj si në vitin 1997, kanë zbritur sërish në shesh.
Këtë herë me çadra.
Prej ditësh, në segmentin e Bulevardit para Kryeministrisë, turma njerëzish mblidhen dhe dëgjojnë oratorët e radhës. Në mungesë të alternativave, oratorët nuk e kanë për gjë të lëshojnë parulla, ku demaskojnë “armiqtë e brendshëm et ë jashtëm” që i lanë në opozitë edhe për 4 vjet.
Por kur sheh se shkalla e inteligjencës së këtyre oratorëve, nuk e kapërcen kufirin e elektricistit Fiqir Xibri, nuk ngelet asgjë më shumë se sa mëshirimi, jo aq i oratorëve, se sa i turmave që harxhojnë kohën për t’i dëgjuar ata.
Jo më larg se dje, Fiqiri Xibri, ish-kandidati për deputet i PD në zgjedhjet e 31 marsit 1991, i vetmi me shkollë të mesme, nuk është se kishte marrë përsipër të digjte ndonjë flamur blu, të NATO-s, apo BE-së, por kishte pranuar rolin prej budallai, për të sulmuar Italinë, si mbështetësen më të fortë të Shqipërisë në rrugën e saj për integrim në BE.
Në fakt, sulmi me “goditje të përqendruar” i elektricistit Fiqir Xibri, adresohej ndaj Franco Frattinit, Ministrit të Jashtëm të Italisë. Situata, për aq kohë sa fliste elektricisti, kryetar i sindikatës së minatorëve, ishte më shumë se mjerane në segmentin e bulevardit përballë Kryeministrisë. Turma që mes ilaritet të tyre kënaqeshin për demaskimin e “armikut të jashtëm”, jo se aprovonin Fiqir Xibrin, por i vinin një damkë vetes, pse ju kishte dalë vetja nga kontrolli, për aq kohë sa kishin lejuar që në podium të ngjitej e të fliste edhe Fiqir Xibri.
Sa për Fatmir Toçin, apo Spartak Ngjelën, mjafton fakti që ata lejuan dhe pranuan të barazoheshin me Fiqir Xibrin, për të kuptuar se terminologjia e tyre bolshevike, e ngjashme në formë e në përmbajtje me atë të elektricistit kryetar të sindikatës së minatorëve, që (Toçi e Ngjela) demonstruan dje, se ata ishin shumë më shumë të gatshëm, që ne emër dhe vetëm të interesave të tyre personale të vendoseshin në të njëjtin podium me Fiqiri Xibrin dhe të artikulonin të njëjtat fraza marksiste apo bolshevike, në formë e në përmbajtje.
Por fati i këtyre pseudo-revolucioneve në Evropë është i parashkruar dhe rezultati është i vetëm: Dështimi!

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›