E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça: “Ronaldinjo nuk është në shitje”

Barcelona përsërti se Ronaldinjo nuk është në shitje, me gjithë spekulimet e reja të shtypit për një largim të mundshëm të brazilianit. E përditshma sportive "As" shkruan se "Dinjo është në merkato dhe mund të largohet gjatë muajit janar.
"Ronaldinjo nuk është në shitje as në muajin dhjetor dhe as në muajin qërshor. Është e paevitueshme që të mos ketë polemika për lojën e tij, por ne nuk kemi menduar kurrë për ta shitur", - tha për të përditshme katalanase "La Vanguardia", zëvendëspresidenti i klubit blaugranas, Ferran Sorriano.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›