“Pekin 2008”. Kërkesa të jashtëzakonshme, pezullohen shitjet

Kërkesat e jashtëzakonshme përmes linjës telefonike dhe faqes zyrtare i detyroi autoritetet sportive kineze të pezullonin përkohësisht shitjen e biletave të Olimpiadës "Pekin 2008".
Sipas biletarisë së "Bocog", komitetit organizativ të Lojërave Olimpike, siti web përmes së cilës mund të blije biletë pati 8 milionë kontakte vetëm në orën e parë që funksionoi, nga ora 9 deri në orën 10 të mengjesit të ditës së martë. Linja speciale e vendosur për këtë qëllim pati në të njëjtën kohë 3.8 milionë telefonata.
"Është jashtëzakonisht më shumë se prisnim ne", - deklaroi një zyrtar i "Bocog". "Pezullimi, - shtoi ai, - do të jetë i përkohëshëm dhe biletaria do të rihapet, më 5 nëntor". Funksionari i lartë kinez i kërkoi publikut edhe një falje të sinqertë nga ana e Komitetit Organizator. Faza e dytë e shitjes së biletave u hap të martën.
Në shitje ishin vendosur 1.850.000 bileta, që do të shpërndaheshin në bazë të preferencave të kërkuesve të parë. Në fazën e parë, pranverën e kaluar, u shitën me një sistem të njëjtë llotarie 1.590.000 bileta.
Cmimet variojnë nga 2.5 euro (minimumi) dhe deri 500 euro (maksimumi) për biletate e "Ceremonisë së hapjes" së Lojërave Olimpike, më 8 gusht 2008.