Kastrioti, “bomba” e re e Tiranës

Një situatë paradoksale. Kastrioti, me një vend më lart (8) dhe një pikë më shumë (6), se Tirana e vendit të nëntë dhe me 5 pikë, mund të shndërrohet në një bombë të re për kryeqytetasit, që janë duke përjetuar krizën më të thellë në 15 vitet e fundit. Tirana do të kërkojë ta shfrytëzojë mundësinë me skuadrën modeste për të marrë të arritur fitoren e dytë në tetë javët e para, kur përballë saj në "Qemal Stafa", do të jetë Kastrioti, që për ironi të fatit ka grumbulluar një pikë më shumë në shtatë javët e zhvilluara deri tani. Bardheblutë do të luajnë në shtëpi me pesë mungesa të deklaruara (Muka, Xhafa, Abazaj, Dede dhe Hajdari) dhe fantazma e humjes me Besëlidhjen (0-1) në kryeqytet ka ende një efekt të fortë. Mbështetja e tifozëve është e rëndësishme për bardheblutë, për t'i ndihmuar ata në marrjen e suksesit dhe në daljen nga kriza, që mund të provokonte një tjetër furtunë te Tirana. Kundërshtarët nga Kruja, tashmë nën drejtimin e Vasil Bicit, do të përpiqen të marrin fitoren e dytë historike ndaj 23-herë herë kampioneve, kur sezonin e kaluar e mundën 1 herë në Krujë (2-1). Tirana vjen pas barazimit në Elbasan me vendasit, ndërsa krutanët pas humbjes në "Loro Borici" 3-1. Kastrioti është në vend të tetë me 6 pikë, ndërsa Tirana në vendin ndjek me një pikë më pak. Mbrojtësi bardheblu Endri Vrapi në prag të ndeshjes që ekipi i tij Tirana do të luaj kundër Kastriotit, u ka kërkuar shokëve të ekipit që të bëjnë maksimumin për të fituar dhe këtë fitore t'ia dedikojnë kapitenit të tyre. "Fitoren do ia dedikojmë kapitenit tonë Devit i cili është i sëmurë dhe ka nevojë më shumë se kurrë për një dedikim, dhe jam i bindur që do të arrijmë ta gjemë fitoren dhe kështu t'i bëjmë një dhuratë të këndshme edhe kapitenit dhe vetes sonë në një moment që kemi nevojë më shumë se kurrë për pikë. Tirana është në vendin e nëntë me 5 pikë ndërsa Kastrioti është në vendin e tetë me 7 pikë. Ndeshja do të gjykohet nga arbitri Ervis Peza dhe do të luhet në stadiumin "Qemal Stafa".
DURRËS- Teuta do të presë Vllazninë në "Niko Dovana". Vendasit gjenden në një pozitë të vështirë në vend të dhjetë me vetëm 5 pikë. Nga ana tjetër kuqeblutë janë në vend të gjashtë dhe kanë katër pikë më shumë. Fitorja për "Djemtë e Detit" është e rëndësishme, pasi kështu ata do të fillojnë të dalin nga situata e vështirë në të cilën ndodhen. Por edhe për shkodranët tre pikët janë me rëndësi, pasi ata ende besojnë për titullin kampion, pasi kampionati është ende i gjatë.
VLORË- Flamurtari do të ketë një përballje më të lehtë ditën e sotme kundër Besëlidhjes në Vlorë. Megjithatë nga kampi vlonjat bëhet thirrje për përqendrim, pasi asnjë ndeshje nuk është e lehtë për tu fituar. Kuqezinjtë janë në vend të pestë me 11 pikë, ndërsa lezhjanët në vend të 11 me 5 pikë.
KORCË- Sfida e fundit është ajo midis Skënderbeut dhe Shkumbinit. Korcarët janë në vend të fundit me 4 pikë, ndërsa rivalët e tyre më sipër në kuotën e 5 pikëve. Trajneri Sejdini do të përpiqet që të marrë tre pikët në këtë përballje, shumë të nevojshme për skuadrën, e cila ndodhet në një gjendje të vështirë. Korcarët vijnë pas humbjes me Partizanin 4-0 në Tiranë, ndërsa Shkumbini pas barazimit me Flamurtarin në Peqin.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 8
E mërkurë, 31.10.2007
1. Teuta-Vllaznia
B.Pashaj, A.Lamce-P.Goxhaj
2 Elbasani-Dinamo
L.Jemini, D.Salaj-E.Miho
3 Besa-Partizani
A.Janku, A.Mali-E.Doda
4 Skënderbeu-Shkumbini
T.Latifi, D.Koreshi-I.Shima
5 Flamurtari-Beslidhja
E.Sino, E.Bicaku-A.Pregja
6 Tirana-Kastrioti
E.Peza, M.Dervishi-F.Lamaj
Renditja
1 Partizani 19
2 Besa 17
3 Dinamo 16
4 Elbasani 11
5 Flamurtari 11
6 Vllaznia 9
7 Shkumbini 8
8 Kastroti 6
9 Tirana 5
10 Teuta 5
11 Besëlidhja 5
12 Skenderbeu 4