E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siti, 15 milionë euro për Gagon

Oferta

Me transferimin e Ruud Van Nistelrooy gjithnjë e më pranë kompletimit drejt Hamburgut, Real Madrid do të ishte gati të largonte edhe njërin prej yjeve të lodhur të saj. Sipas të përditshmes madrilene “Marca”, Mançester Siti ka bërë një ofertë 15 milionë euro për mesfushorin argjentinas, Fernando Gago. Roberto Mancini solli muaj më parë Vieiran nga Interi dhe me Gagon ai dëshiron, që të përforcojë edhe më shumë mesfushën defensive. Agjenti i Gagos, Marselo Lombilla, ka udhëtuar në Madrid për të biseduar me Florentino Perezin për ta bindur atë, që ta lërë Gagon të largohet, pasi kjo është zgjidhja më e mirë për të dyja palët. Për Gagon interesohen edhe shumë klube nga Amerika Latine.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›