E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pepe mungon në Superkupë

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho nuk do të mund të llogarit në shërbimet e mbrojtësit portugez Pepe për ndeshjen e Superkupës ndaj Barcelonës, që zhvillohet të enjten në ora 22:30. Lëndimi në kokë në ndeshje me Valencian do t’i kushtojë Pepes me mungesë në këtë përballje, shkruan AS.

“Normalisht, me lëndim në kokë, ne e kemi lojtarin nën kontroll për 24 orë. Ne e kemi sjell atë në spital dhe do t’i bëjë testet e nevojshme, ndërsa do t’i jepet drita e gjelbër për të luajtur vetëm kur të jetë gati”, ka thënë mjeku i klubit, Carlos Diez për uebfaqen zyrtare të Real Madridit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›