E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça fiton in-extremis, ngec Inter e Çelsi

 

Liga e Kampioneve në ditën e dytë dhuroi surpriza të tjera. Në Grupin A, Roma bëri autokritikë pas humbjes befasuese me Kluzh në ditën e parë. Skuadra e Spaletit fitoi me Bordonë në Francë me rezultatin 3-1, pavarësisht se ishin francezët që shënuan të parët me anë të Gurkuf në të 19’. Për italianët realizuan Vuçiniç (64’) dhe Baptista dopjetë (71’ e 83’). Rumunët e Kluzh bënë surprizën e radhës, duke barazuar 0-0 në shtëpi me Çelsin e Skolarit. Në Grupin B, qipriotët Anorthosis Famagusta vazhduan paraqitjet e mira, duke grekët e Panathinaikos. Inter e Verder Bremen u ndanë në barazim 1-1. Për zikaltërit shënoi Maikon në minutën e 23-të, por golin i brazilianit nuk mjaftoi pasi Klaudio Pizaro (62’) barazoi shifrat për gjermanët e Verderit. Në Grupin C, ukrainasit e Shahktar Donjeckut edhe pse kryesuan 1-0 Barcelonën, humbën në fund të takimit me katalanasit. Golin për vendasit e shënoi Ilsinjo në fundin e pjesës së parë (44’). Lionel Mesi tri minuta përpara përfundimit të takimit, ndërkohë që në minutën e 90-të shënoi golin e fitores për formacionin e Bepe Guardiolës. Sportingu fitoi 2-0 kundër Bazelit të Jurgen Gjasulës. Në Grupin D, Atletiko Madrid fitoi 2-1 me Olimpikun e Marsejës të kapitenit shqiptar, Lorik Cana. Spanjollët shënuan një gol të shpejtë brenda katër minutash me anë të Serxho Agueros, por Mamadu Niang barazoi në minutën e 16-të. Raul Garsi pas gjashtë minutash realizoi golin e avantazhit. Në takimin tjetër këtij grupi, Liverpuli shkatërroi kampionen e Holandës, PSV Eindhoven 3-1.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›