Beqaj dhe Anorthosi shkëlqejnë
Arjan Beqaj ka bërë një tjetër paraqitje të shkëlqyer dje në Ligën e Kampioneve dhe ka ndihmuar skuadrën e tij që të ngjitet e para në grupin D. Anorthosisi fitoi 3-1 ndaj Panathinaikosit dhe aktualisht ka katër pikë, po aq sa ka edhe Interi, që barazoi dje me Verderin, por skuadra e shqiptarit është e para në grup, për shkak të golavarazhit. Portieri i përfaqësueses shqiptare nuk ka mundur ta presë penalltinë e gjuajtur nga greku Saplingidis, i cili shënoi golin e vetëm të Panathinaikosit, megjithatë, Beqaj bëri disa pritje të tjera shumë të mira. Rasti më i rrezikshëm ishte ai i minutës së 62-të të takimit, kur pas një kundërsulmi të Panathinaikosit, dolën dy futbollistë të ekipit grek përballë me portierin shqiptar, por Beqaj arriti të priste gjuajtjen e Ianis Goumas.