Barca mendon Getafen
Kalendari është i ngarkuar, i mbushur edhe me dëmtime e pezullime, por kushdo në futboll e di se nuk duhet të shpërqëndrohesh, por të përdorësh syze me shikim të afërt. Këtë e thotë edhe trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, skuadra e të cilit luan sonte në orën 20:00 në fushën e Getafes.
“Synimi ynë është çdo ndeshje. Nuk mund të shpenzosh kohën duke menduar për një takim që është pas 3 përballjeve. Më i rëndësishmi është takimi i radhës, pikërisht ai që do të zhvillojmë në Getafe. Vetëm pas tij do të mendojmë për Ligën e Kampionëve dhe takimet e tjera. Nuk ia vlen të mendosh ndryshe”.
Ndeshjet e ekipeve kombëtare fundjavën e kaluar dhe në mesjavë përfunduan, duke sjellë edhe lodhje, por edhe probleme të tjerë.
“Kur vendosëm të merrnim këta lojtarë, e dinim se dikush do të shkonte në Kili, dikush në Argjentinë. Ne e dimë këtë, e dimë se ekipet e tyre kombëtare do t’i grumbullojnë. Nuk dua që të flasim për “virus të FIFA”-s, por të fitojmë ndeshjen. Mënyra më e mirë për të ndaluar këtë “virus” është të fitojmë ndeshjen”.
Barcelona kryeson kampionatin spanjoll me 9 pikë pas 3 ndeshjeve të para, duke pasur 5 pikë më shumë sesa Reali i Madridit, veçse malorja do të vijë duke u vështirësuar.