E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana Nuk nderrohet kombesia

Janë pak sekonda, veçse tepër të qartë dhe domethënës. Lorik Cana ka kohë që e ka lëshuar këtë thirrje luftarake, që pas fitores 1-0 ndaj Bjellorusisë, veçse janë fjalë që kanë shumë aktualitet tani para dhe pas ndeshjes ndaj Zvicrës.
“Nuk ndërrohet kombësia, nuk shitet Shqipëria”, - ishin fjalët pikante të Lorikut, shqiptarit nga Gjakova e Prishtina dhe që ka bërë zgjedhjen e tij të lirë e fisnike për të luajtur për ekipin kombëtar shqiptar.
Janë tepër tërheqëse këto fjalë, një magnet i fuqishëm, ndonëse debat natyrshëm që mund të ketë. Para, gjatë dhe pas ndeshjes ndaj Zvicrës pati shumë nxehtësi thjesht sepse tek zviceranët ishin pesë lojtarë me origjinë shqiptare si Shaqiri, Xhaka, Behrami, Xhemaili e Mehmedi, që kanë bërë zgjedhjen e tyre gjithashtu të lirë.

Gjithsesi, në përfundim të përballjes, fituar 2-0 nga vendasit me një gol të Shaqirit, kapiteni i kuqezinjve bëri një koment të tijin në faqen zyrtare në rrjetin social “facebook”
“Ata mund të luajne për Zvicrën por thellë-thellë e ndjejnë që janë shqiptarë. E pashë me sytë e mi që Xhakës dhe Shaqirit pothuajse nuk po i dilte zemra nga vendi prej emocioneve që kishin. Në momentin që Shaqiri shënoi kërkoi falje, dhe nuk ishte aspak i gëzuar.

Ky debat është i vjetër dhe nuk do të mbyllet lehtë. Nuk janë vetëm shqiptarët që e bëjnë, ndërsa gjithnjë do të diskutohet se ku është ky kufi kaq delikat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›