E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ervin Kuman: Ndaj Shqipërisë luajnë më të mirët

Hungaria ka hyrë tashmë në atmosferën e ndeshjeve eliminatore për Botërorin 2010 në Grupin 1, ku do të ndeshet më 11 dhe 15 tetor kundër Shqipërisë dhe Maltës. Edhe pse trajneri i kuqezinjve, Ari Han e ka marrë shtruar, pasi ende nuk ka publikuar listën e të grumbulluarave, kolegu i tij holandez, trajner i Hungarisë, tashmë ka filluar të karikojë të besuarit e tij. Ai shpjegoi se ka thirrur në skuadër vetëm lojtarët që janë në formë dhe që po luajnë më shumë nëpër skuadrat e tyre. "Dyert e skuadrës kombëtare janë të hapura për të gjithë, tha Kuman. Ata që nuk janë thirrur këtë herë nuk do të thotë se nuk do të jenë më, por ndaj Shqipërisë dhe Maltës janë ata që kanë treguar formë më të mirë". Ndërkohë që, theksoi nivelin e ulët të kampionatit hungarez".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›