E Diel, 1 Nëntor 2026

Murinjo bën humor me rrogën: Jo 9, por 11, madje 14 mln

Derbi iku, tani është ora e Champions. Por polemika nuk mbaron kurrë. Hose Murinjo, në prag të ndeshjes me Verder Bremen, nuk i shpëton asnjë fjalë mbi derbin e humbur të dielën, por përqendrohet vetëm mbi impenjimin evropian. Gjatë konferencës për shtyp, Murinjo ka ironizuar me një gazetar, të cilit i ka thënë ta shkruajë vetë formacionin para një ndeshjeje dhe të mos kritikojë më pas saj. "E bëj nëse do të më japësh një pjesë të 9 milionëve të rrogës tënde...", i është përgjigjur kronisti. E menjëhershme ka qenë kundërpërgjigjja e Murinjos, që flet buzagaz: "Nuk janë 9, por 11 dhe së bashku me sponsorët arrijnë në 14 milionë...".

Verderi

Trajneri më pas preferon të diskutojë për Verderin dhe nënvizon rëndësinë e madhe të ndeshjes së sotme, për të arritur sa më shpejt që të jetë e mundur kualifikimin për në tetëshe. Për formacionin konfirmon atë që është parë në kampionat kundër Milanit. "Do ta ndryshoj pak në krahasim me derbin, sepse skuadra ka luajtur mirë, ka shpjeguar ai; forma fizike dhe mendore është e mirë; 7/8 lojtarë do të jenë të njëjtët". Prandaj ka përsëritur: "Për të folur për kampionatin do të jem këtu sërish të premten, sot ka vetëm Champions League". "Sigurisht, ka shtuar më pas, ka një diferencë të madhe mes neve që punojmë dhe atyre që shkruajnë për punën tonë; në këtë jetë nuk ka kohë për të qarë, prandaj lojtarëve të mi nuk u kam folur për Paton, por Pizarron, nuk u kam folur për Morgantin, por për arbitrin Mishel. Ne e dimë që Verderi ka bërë 10 gola në dy ndeshje, por në ndeshjen e parë të Chmapions League nuk ka shënuar. Cila është e vërteta? As njëra, as tjetra: të bësh pesë gola në këtë futboll nuk ndodh gjithmonë, pasi përballjet në Evropë janë të ekuilibruara". Më pas ka analizuar edhe situatën në Champions: "Kemi tri pikë dhe jemi të parët, mendoj se në 32 skuadrat pjesëmarrëse, askush nuk është në një pozitë më të mirë se ne. Ndeshja sot do të jetë e vështirë, sepse Verder është më i fortë se Panathinaikos dhe Anorthosis. Për ata është më e rëndësishme, ndërsa për ne nuk është absolutisht vendimtare".

Matriks

"Falënderoj Murinjon që më ka mbrojtur". Ky është mendimi i Marko Materacit, në krah të trajnerit në konferencën për shtyp. Murinjo e kishte mbrojtur pas ndëshkimit me karton të kuq në derbi dhe për sharjet e shumta të tij gjatë ndeshjeve. "Në Itali, ka shtuar mbrojtësi, për fat të keq ndodhin të tilla gjëra. Askush nuk preferon të bezdiset duke të mbrojtur ty, sikurse ka bërë trajneri im. Kur gjëra të tilla ndodhin në Evropë, ndëshkimi vjen menjëherë". Matriks më pas ka shpjeguar "përse"-në e ndëshkimit të tij: "E shava gjyqtarin, sepse s‘po i binte bilbilit. Mund ta evitoja, edhe pse këto janë gjëra që mund të thuhen në ndeshje të tilla".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›