E Shtunë, 31 Tetor 2026

"The Times": Çelsi në shtëpinë e Konte Drakulas

Pas shpërthimit në Olimpiko, ku mundi 2-1 Romën, Kluzh do të luajë sot ndeshjen e parë në shtëpi, ku do të presë nënkampionët në fuqi të Evropës. Çelsi ka mbërritur që të hënën në Rumani dhe po synon të ambientohet me stadiumin, ku do të luhet ndeshja. Por për anglezët rreziku numër një mbetet pikërisht Juan Kulio, i përkufizuar si "terrori i ri i Transilvanisë". Edhe "The Times" luan me tregimet e Kontit Drakula, histori misterioze, ashtu si ajo e pak të njohurit Kulio. Tani Kulio dëshiron t‘i fusë stërkëmbëshin edhe Çelsit të Skolarit, Drogbasë, Territ e Lampard: "Jemi 11 kundër 11, por duhet të jemi të kujdesshëm. Pas Romës ka pasur shumë eufori". Ndërkohë që tek anglezët ka polemika. Sulmuesi Anelka ka shprehur pakënaqësi për mosaktivizimin në ndeshjen kundër Stok Sitit. Por Skolari është përgjigjur se "ai mund të ikë nëse nuk është i kënaqur. Unë pëlqej të punoj me lojtarë të kënaqur".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›