E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma në Bordo, për t‘u rikthyer te fitorja

Rosela Sensi do të duhet të qëndrojë në shtëpi, prandaj i ka takuar gruas së ish-presidentit verdhekuq, të shoqëruar nga Tempestili, të ndjekë skuadrën, e cila do të përballet me francezët e Blank në ndeshjen e dytë në Grupin A. Me skuadrën ka udhëtuar edhe Baptista. Por do të mungojnë Toti, Pizarro, Juan e Kaseti. Roma ka mbërritur dje në Bordo, me Maria Sensin që e shoqëron, meqë Rosella duhej të qëndronte në shtëpi. Gruaja e ish-presidentit verdhekuq ka mbërritur dje në Fiumiçino pak para orës 09.00. Ajo i është bashkuar skuadrës, e cila do të luajë sonte në orën 20.45. Në të njëjtin avion është Baptista, i futur në listën e 19 të grumbulluarve nga Spaleti. Braziliani duket se është rikuperuar nga problemi muskulor. Po ashtu është e sigurt mungesa e Totit, Pizarros, Juan e Kasetit. Në këtë ndeshje Roma do të kërkojë fitoren për të harruar humbjen me Kluzh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›