Barça, tifozët kundër Laportës
Oriol Giralt, një aksioner i Barcelonës, do të propozojë shumë shpejt një mocion mosbesimi kundër presidentit të skuadrës katalanase, Joan Laporta. Ai ka mbledhur firmat e 9473 aksionerëve, 3591 më shumë se sa minimumi i kërkuar për të realizuar një gjë të tillë. Nëse bordi drejtues i Barcelonës do t‘i quajë firmat të rregullta, në fillimin e muajit qershor do të zhvillohet një referendum për mocionin e mosbesimit të Laportës, i cili kritikohet për largimin e trajnerit Frenk Rajkard.