E Diel, 1 Nëntor 2026

Bekam: Jemi të lumtur me Kapelon

Devid Bekam ka bërë të qartë se futbollistët e Anglisë janë të lumtur me mënyrën se si po rrjedhin ngjarjet nën drejtimin e Fabio Kapelos. "Para ndeshjes me SHBA-në, ai na kërkoi një paraqitje luftarake. Futbollistët po mësojnë se trajneri është shumë strikt, kërkon maksimumin në stërvitje, apo në lojë dhe kur je me kombëtaren, të përqendrohesh dhe të veshësh me krenari këtë fanellë. Lojtarët e dinë çfarë ai kërkon. Kemi shumë punë për të bërë, por për momentin jemi të lumtur", deklaroi Bekam.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›