E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, Mesi lojtari më i paguar

Sipas të përditshmes iberike "El Mundo Deportivo", pas lamtumirës së Ronaldinjos, është Leo Mesi (21 vjeç) lojtari i Barcelonës, që do të marrë rrogën më të lart. Gjithçka falë kontratës së re, e katërta si profesionist, e firmosur nga talenti argjentinas 3 muaj më parë. Edhe pse shifrat janë mbajtur sekret, një gjë e tillë nuk është bërë për klauzolën e prishjes së kontratës. Për të marrë "La Pulce" nga Kamp Nou do të duhen më pak se 110 milionë euro, ashtu sikurse ka konfirmuar Joan Boix, anëtar i bordit drejtues të katalanasve.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›