Murinjo "mendon" për Liverpulin
Hose Murinjo mbetet argument interesant për shtypin anglez, edhe pse është larguar nga Premier League. Trajneri i Interit, sipas "Daily Mail" që i referohet burimeve pranë portugezit Murinjo, ka ndërmend të rikthehet sa në shpejt në Angli për të stërvitur Liverpulin. Në fakt "Special One", kur la Çelsin, deklaroi: "Do të rikthehem të drejtoj në Angli, por pas një eksperience në Perëndim". Portugezi nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të çuar sërish në majë Liverpulin, që nuk fiton titullin kampion të Anglisë prej 18 vjetësh.