Skandal me bursën në Federaten e Notit
Skandal në listën e publikuar nga KOKSH-i në lidhje me emrat e sportistëve që do të trajtohen me bursë olimpike për vitin 2009, sipas propozimit të federatave respektive. Përfituesit janë Aurora Shkoza (Judo), Mario Sulkja (Not), Ardian Hadribeaj, (Karate). Skandali qëndron në faktin se, Federata e Notit ka propozuar Mario Sulkjan, i cili ka rezultate më të dobëta se të tjerë notarë si Hoxha, Pepaj, Fici, Mema etj. Për ta vërtetuar këtë mjafton t‘u hedhësh një sy rezultateve: Sulkja ka 458 pikë në 50 m stil i lirë, 431 pikë në 200 m stil i lirë dhe 422 pikë në 100 m stil i lirë. Pepaj ka 560 pikë në 50 m stil i lirë, 559 pikë në 50 m delfin, 549 pikë në 100 m stil i lirë, 531 pikë në 100 m delfin, 472 pikë në 100 m stil i përzier. Para Sulkjes është dhe Gëzim Hyka me 539 pikë në 50 m delfin, 461 pikë në 100 m stil i lirë dhe 458 pikë në 50 metra stil i lirë.