Ervin Skela me grip, s‘luan ndaj Hamburgut
Ervin Skela nuk është në formë, për shkak të një gripi që e ka prekur ditët e fundit. Kështu, është e sigurt që shqiptari do të jetë një mungesë shumë e rëndësishme për Energji Kotbus në ndeshjen e sotme ndaj skuadrës së Hamburgut. Regjisori i kësaj skuadre, Skela, nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për shkak të një gjendjeje gripale, e cila e ka lënë futbollistin në shtëpi prej ditës së premte. "Për ne ky është një kthim prapa, pasi Ervin Skela është lojtari kyç i skuadrës sonë. Duhet me patjetër të gjejmë një variant tjetër para se të hedh skuadrën në fushën e lojës", ka pohuar trajneri slloven i Kotbusit, Bojan Prasnikar. Javën e shkuar Kotbus humbi në derbin me Hertën e Berlinit dhe një rezultat tjetër negativ do t‘i komplikonte ndjeshëm pozitat në tabelën e renditjes.