Barcelona, 30 milionë euro për Lavecin?
Lajmi është nga ata sensacionalët: Barcelona kërkon Lavecin dhe është gati t’i paguajë Napolit 30 milionë euro për të ndërtuar me fanellën blaugrana dyshen Laveci-Mesi, që kanë luajtur shumë mirë në ndeshjet e fundit me kombëtaren argjentinase. Lajmi vjen nga “Radio Goal”. “Janë të shumtë në Spanjë ata që flasin për transferimin e Lavecit te Barça,” konfirmon prokuratori Alehandro Kamano.