Barcelona-Arsenal, akord për Fabregas
Mesfushori
çesk Fabregas duket gjithmonë më pranë kalimit te Barcelona. Sipas të përditshmes spanjolle, “Sport”, klubi katalan po mbyll detajet e fundit të marrëveshjes me Arsenalin, për transferimin e mesfushorit në “Kamp Nou”. Bazat e akordit me vetë lojtarin, por edhe me klubin britanik për transferimin e Fabregas, duket se kanë përfunduar. Sipas zërave ende të pakonfirmuar, shifra e përafërt e investimit të “blaugranave” është 47 milionë euro, ndërsa 23-vjeçari do të kthehet te Barça në muajin qershor.
#