E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Europë asnjë si Interi, Ok në Champions, i pari në gjithçka

Murinjo ka sulmin më të mirë, mbrojtjen më të mirë dhe golashënuesin më të mirë

Ato që vlejnë janë vetëm numrat. Inter ka bërë gjithçka, por jo pa vështirësi. Kualifikimi për në tetëshen e Champions nuk ka qenë ndër më të lehtët. Mou mund të fusë në xhep një rekord unik: në fakt është e vetmja skuadër në katër kampionatet që është në garë në të gjitha kompeticionet dhe ka sulmin më të mirë, mbrojtjen më të mirë dhe golashënuesin më të mirë. Pra portugezi ka të drejtë ta alarmojë çelsin. Interi i tij është i papërmbajtshëm në Itali, por nuk tremb askënd në Europë. Sigurisht, Champions ka qenë deri tani tabuja e zikaltërve. Por zhvillimet, këtë vit, duket se kanë qenë me fat për “Special One”. Rekordet e Interit janë: në kampionat, siç bëhet e ditur, ka sulmin më të mirë (45 gola në 21 ndeshje: një mesatare 2.14 gola për takim), mbrojtjen më të mirë (19 gola të pësuar) e... Diego Militon. “Princi”, bashkë me Di Natalen, është atje lart, në majë të klasifikimit të bomberave me 13 gola. Edhe sepse titulli është një “gjë e tyre”, dhe Kopa e Italisë është në shënjestrën e Murinjos. Pasi ka kaluar pengesën Juventus, Interi do të duhet të përballet me Fiorentinën. Përballje jo e lehtë, sigurisht, por gjithsesi është në gjysmëfinale. Barcelona i ka thënë mirupafshim Kupës së Mbretit. Por pikërisht Barça është ndër kundërshtarët më të rëndësishëm të Interit të këtij sezoni. Kjo sepse në Champions blaugranët u kanë marrë zikaltërve 4 nga 6 pikët e mundshme. Dhe pastaj sepse, Kupa e Mbretit, nuk është shumë e rëndësishme për Mesin me shokë. Sikurse Mou, edhe Guardiola mund ta shijojë sulmin më të mirë, mbrojtjen më të mirë dhe golashënuesin (Pleshti ka shënuar 15 golat e tij).
Ndërsa i mungon golashënuesi çelsit të Ançelotit, edhe pse është në krye të Premier League dhe “Fa Cup” (ku takimet deri tani kanë qenë të lehtë...). Sulmin më të mirë e ka Arsenali (59 gola kundrejt 55) dhe Bomberi i Mançester Junajtid (Runi 19, kundrejt Drogba 14). Mbrojtja më e mirë, në nderim të traditës italiane, është sigurisht ajo e Ançelotit... Si çelsi, ashtu edhe Bordo e Blank nuk ka pësuar më shumë se 20 gola. Pjesa tjetër e rekordeve i përket po Bordosë: ka sulmin më të mirë bashkë me Lionin, mbrojtjen më të mirë, vendin e parë në grupin e Champions dhe është në tetëshen e Kupës së Francës. Në fund, kupat, objektivi sezonal i Leverkusen, dominuesit të Bundesligës. Nëse në kampionatin gjerman Bajer po jep gjithçka dhe ende nuk ka pësuar asnjë humbje (11 fitore, 42 gola të shënuar dhe 15 të pësuar), në Kupën e Gjermanisë është eliminuar nga Kaizerslautern.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›